Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona të infektuar me Covid, ndërsa nga 3885 testime 1088 kanë rezultuar pozitive. Sipas ministrisë, 781 qytetarë janë shëruar, ndërsa apeli për qytetarët është i njëjtë, të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.