Këtë “1 Maj” naftëtarë nga i gjithë vendi nënshkruan në Kuçovë një peticion për ndryshimin e statusit të naftëtarit dhe rritjen e pagave. Përfaqësues të Sindikatës së Naftëtarëve dhe të ndërmarrjeve të naftës kërkuan nga qeveria mbajtjen e premtimeve, duke përmendur kushtet e vështira të punës së tyre.