1.2 miliardë euro për pushime/ Shqiptarët rrisin shpenzimet për turizëm
25/12/2019 19:42

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës. Sipas bankës, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm. Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë. Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë është rritur me ritme të larta nga viti në vit. Sipas të dhënave nga konfederata greke e turizmit, vitin e kaluar pushuesit shqiptar shpenzuan 236 milionë euro vetëm në Greqi. Sipas konfederatës së turizmit aktualisht në Greqi shkojnë mbi 1 milionë shqiptarë në vit për pushime dhe shifra rritet nga viti në vit. Por Greqia është vetëm njëri nga destinacionet, ku shqiptarët udhëtojnë për pushime. Paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj I sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë.

Top Channel/ 4.7 milionë turistë në 6 muaj! Ekspertët: Prisnim edhe më shumë
25/07 20:07
Top Channel/ Ekskluzive: SEPA dhe nisma “Cashless”,guvernatori Sejko sqaron formalizimin e ekonomisë
25/07 15:46
Top Channel/ Ekonomi pa para cash, Sejko sqaron për TCH planin e qeverisë
24/07 19:41
Top News – Rivlerësimi i pasurive në vitin 2026. Tatimi 5 %, përafrohet vlera e pronës me tregun
23/07 20:15
Top Channel/ Rivlerësimi i pronave me 5%, MF: Nis më 1 janar deri më 30 shtator të 2026
23/07 19:39
Top Channel/ Braçe: Gabim skema e TVSH-së! Të ndryshojë forma e subvencionimit
21/07 19:47
Top Channel/ Interesi i kredive do të bjerë, kufizimet do reduktojnë kërkesat
21/07 15:23
Top Channel/ 3.7 mld euro më shumë për shtetin! U mblodhën si taksa, tatime dhe sigurime shoqërore
19/07 19:45
Top Channel/ Euro zbret në nivelin më të ulët, ekspertët: Do vijojë rënia
18/07 15:05
Top Channel/ Turistët po qëndrojnë më gjatë, Instat: Rritet numri i vizitorëve
16/07 19:53
Top Channel/ Unioni i tregut agro-ushqimor: OK formalizimit, por gjobat e sekuestrimi nuk ndihmojnë
16/07 19:51
Top Channel/ Prodhuesit, si do deklarohen faturat, sqarimi i detajuar nga Tatimet
15/07 19:39
Top Channel/ Punonjësit, 20% janë të huaj, kush po i zëvendëson shqiptarët
14/07 19:58
Top Channel/ Stop bulmetit pa faturë, ekspertët: Nismë e mirë sepse rriten të ardhurat në shtet
13/07 20:12
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.4%, INSTAT: Ndikoi rritja e çmimeve te ushqimet dhe pijet
08/07 19:51
Top Channel/ Biznesi, qeveria ndryshon strategji, më shumë para për inovacionin e ndërmarrjeve
07/07 19:48
Top Channel/ Koha e duhur për kredi? Ekspertët: Ulja e normës së interesit do të nxisë huamarrjen
03/07 19:53
Top Channel/ Vendimi i papritur! BSH ul normën bazë të interesit pas shumë kohësh
02/07 20:02
Top News – BSH ul normën bazë të interesit. Vendimi për t’i paraprirë efekteve në inflacion e konsum
02/07 19:45
Top Channel/ Sejko: Ruajmë stabilitetin! Ja pse e ndryshuam normën e interesit
02/07 19:41