E shtunë, 30 Nëntor 2019
15:40
“Pray for Albania”/ Lojtarët e skuadrës spanjolle solidaritet me viktimat e tërmetit

Bota e futbollit vazhdon të solidarizohet me viktimat e tërmetit të rëndë që goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të së martës. Pas Partizanit e Tiranës, një klub tjetër që iu bashkua nismës për të ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi ishte dhe Bylisi që në bashkëpunim me një kompani biznesi dërguan në drejtim të tyre ndihma me ushqime dhe jo vetëm.

15:32
Ulje taksash për bizneset / 8% për ata që kontribuojnë për të dëmtuarit nga tërmeti

Qeveria do të rrisë nivelin e shpenzimeve të zdritshme për efekt taksash për kompanitë që dhurojnë fonde në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti. Aktualisht ligji lejon që bizneset të zbresin 3 për qind nga fitimi 1 taksueshëm për donacionet dhe kontributet humanitare. Por qeveria ka vendosur që shuma e shpenzimeve të zbritshme të rritet deri në 8 për qind.

15:25
Berat vijon mbledhja e fondeve dhe ndihmave për të prekurit e tërmetit

Qarku i Beratit vijon grumbullimin dhe dërgimin e ndihmave ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve e vlera të konsiderueshme monetare për të prekurit nga tërmeti.

15:17
Qarku i Lezhës, bilanci i shtëpive të dëmtuara

Qarku i Lezhës ka publikuar bilancin për të gjitha shtëpitë dhe banorët që janë të pa strehë për shkak të tërmetit që ra më 26 nëntor, ku deri më tani ka lënë 51 viktima.

14:56
87 vjeçari në Shijak/ Sali Subashi: Këto janë momentet më të vështira të jetës time

Tërmeti i ditës së martë ka marrë deri në tani 51 jetë njerëzish si dhe ka lënë të lënduar mbi 900 persona.

14:56
Pallati i dëmtuar në Kombinat/ Dy ditë para tërmetit familja Xhakollari kishte përfunduar punimet

Lagja numër 6 në Kombinat është gjithashtu një nga më të dëmtuarat. Sapo ngjitesh në këtë pallat, sheh sa të dukshme janë pasojat e lëkundjeve. Këtu jemi në shtëpinë e Zana Xhakollarit, që kishte dy ditë që kishte kryer punime në shtëpi, kur u godit nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:46
Dëmet në shkollat e Tiranës/ Nuk ka vendim për rifillimin e mësimit javën tjetër

Shumë shkolla u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, megjithatë nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk jepet një date, se kur do të rinisë mësimi ne vend. Në mbledhjen e radhës së qeverisë u theksua, se 8 shkolla janë dëmtuar rëndë, e një prej tyre është gjimnazi “Sami Frashëri” në kryeqytet. Tavani i korridorit në katin e tretë është shembur.

14:43
Tërmeti tragjik/ Ja kush ishin 51 personat të cilët humbën jetën nën rrënoja

Zyrtarisht konfirmohet se 51 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

14:26
Kryebashkiaku Veliaj shpërndan ndihma në Zall-Herr për banorët e prekur nga tërmeti

Veliaj: “Shtëpitë e pabanueshme do të rindërtohen, dëmshpërblime për ata që kanë dëmtime të pjesshme”

14:24
E qetë në krahët e nënës së saj, vogëlushja që lindi ditën e tërmetit të tmerrshëm

Shumë jetë humbën nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, si pasojë 51 persona kanë mbetur të vdekur dhe 913 persona të tjerë të plagosur.

14:21
Përplasje fizike mes policisë dhe një banori pallati

Tërmeti i ditës së martë ka lënë shumë pasoja në Durrës dhe Tiranë, deri më tani janë të konfirmuar 51 të vdekur si dhe 900 persona që kanë pësuar dëmtime.

14:18
Kavajë/ Ndërtesa 4-katëshe dëmtohet nga tërmeti, banori rrëfen çastet e ankthit

Në lagjen numër 2, në Kavajë, siç shihet në pamje shtëpia është dëmtuar totalisht, nga 4-katëshe është bërë 2-katëshe!

14:13
Pas tërmetit, solidariteti kapërcen ҫdo parashikim

Shifrat e donacioneve dhe kontributeve për familjet e prekura nga tërmeti vijnë në rritje. Një ditë më parë, vetë kryeministri Edi Rama i konsideroi ato inkurajuese kur tha se deri të enjten shuma kish arritur në 5 milionë Euro dhe 1,5 milion dollarë.

14:06
Rama fton Bashën në tryezë: Ka një kohë me fituar dhe me humbur, kjo është koha me u…

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Twitterit ka ftuar opozitës që pa humbur kohë të ulet në tryezë dhe të shpalosin idetë e tyre në lidhje me tërmetin.

13:58
Kryebashkiakja Sako sqaron si po ndihmohen të prekurit nga tërmeti: Situata nën kontroll, përgjigje për çdo nevojë që kanë qytetarët

Të gjithë njësitë e Bashkisë së Durrësit janë të organizuara dhe në terren pranë qytetarëve. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako deklaroi se janë marrë të gjithë masat për të ndihmuar çdo familje e cila ka nevojë për të kapërcyer këtë situatë qoftë me strehim ashtu edhe me ushqime.

13:46
Berat/ Familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë ndihmë për strehim

Familje të dëmtuara nga tërmeti janë akomoduar në hotele dhe në disa ambjente të shkollave private, të cilat kanë ofruar ndihmë për vakte. Kjo familje është nga Durrësi, me fëmijë autik tepër të traumatizuar ndërsa i është ofruar ndihmë edhe për psikolog.

13:35
Pamje të trishta, babai i Xhesikës i lutet kryeministrit pak orë para vdekjes së saj

Paraditen e sotme kryeministri i vendit ishte në “Kombinat”, për të inspektuar dëmet nga tërmeti, ku edhe zhvilloi një takim me banorët e Tiranës.

13:22
Rama premton strehim: Do t’ju sjellim çadra

Në Bubq, ndodhej kryeministri Edi Rama për të vlerësuar dëmet që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit. Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i qeverisë dëgjoi të gjithë problematikat e tyre, duke u shprehur se të gjithë familjet e dëmtuara do të pajisen me çadra.

13:01
MM në ndihmë të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë për Mbrojtjen Civile ka bërë me dije se në funksion të informimit për të gjithë qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihma ushqimore apo veshmbathje është në dispozicion numri në Qendra Kombëtare Operacionale +355694110198.

12:43
Kavajë/ 5 pallate shpallen të pabanueshme, banorët nuk largohen nga aty

Nga qyteti i Kavajës për Top Channel po raporton gazetari Sokol Çobo, ai ndodhet me një grup banorësh në zonën e njohur nga qytetarët si zona e “valutës”, në afërsi të tregut industrial.

12:35
Humb jetën 20-vjeçarja e plagosur nga tërmeti, shkon në 51 numri i viktimave

Për fat të keq ka shkuar në 51 numri i viktimave, pasi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 20-vjeçarja që ndodhej në koma.

12:29
Tërmeti/ Të prekurit të strehuar në Kosovë, institucionet nuk kanë shifra

Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta se sa është numri i personave të ardhur nga Shqipëria, që kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit që la të vdekur 50 persona. Autoritetet e Kosovës, por edhe organizime të ndryshme, kanë ndërmarrë nisma për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

12:26
50 psikologë kosovarë mbërrijnë të dielën në Shqipëri

Kosova ka qenë në vijë të parë për sa i takon ndihmës në këto ditë të vështira për Shqipërinë. Me burim njerëzore, ndihma në ushqime, veshje, para etj, ajo ka hapur edhe dyert e shtëpive për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:21
Tragjedia e familjes Lala, historia që i mallëngjeu të gjithë

Marjeta, kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6 vjec dhe dy binjakët 2 vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10 vjeç, ishte disa metra më tej; ishte gjetur e vdekur pak orë para saj.

12:11
Durrës/ Banorët shprehen njëzëri: Jemi në kushte shumë të vështira kemi nevojë për ndihmë

Durrësi është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku si pasojë humbën jetën 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

12:07
Sizmologu Edmond Dushi: Numërohen mbi 1000 tërmete, pjesa më e madhe nuk janë ndjerë

Gazetarja Rudina Muça ndodhej në Departamentin e Sizmologjisë, së bashku me ekspertin sizmolog Edmonod Dushin, për të diskutuar rreth pasgoditjeve të rëna, pas tërmetit të së martës.

11:42
Homazhet e familjes Lala, Meta: Zoti u dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka marr pjesë në homazhet për anëtarët e familjes Lala, që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

11:27
Homazhe për viktimat e familjes Lala, i jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve

Sot u është dhënë lamtumira e fundit familjes Lala të cilët u shuan nga jeta, pas tërmetit të rënë më 26 nëntor.

11:22
Vrasja e gazetares në Maltë, Kryeministri i vendit paralajmëron largimin

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Maltë, ku një gazetare është vrarë ka shkaktuar një krizë të vërtetë politike në vend. Mësohet se Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është duke planifikuar të dorëhiqet.

11:00
Tërmeti, MM: Zyrtarisht përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Durrës dhe Thumanë

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se zyrtarisht ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit në zonat e Durrësit dhe në Thumanë.

10:44
​Dogana heq tarifën e skanimit për mjetet që sjellin ndihma humanitare në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Shqipëri, që nga sot ka hequr tarifën e skanimit për çdo mjet që sjell ndihma humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

10:38
24 emigrantë të ardhur nga Afrika shpëtohen në Spanjë

Pas një udhëtimi 6 ditor mbi një barkë të vjetër dhe të dëmtuar, 24 emigrantë të nisur nga Afrika kanë arritur në gjendje të rënduar në Canary Island të Spanjës.

10:35
Tërmeti, MSH: Shkon në 913 numri i të lënduarve dhe 50 persona kanë humbur jetën nën rrënoja

Sipas një informacioni të dhënë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë për gjendjen e të lënduarve si pasojë e tërmetit, 913 është numri i të lënduarve dhe 50 persona është numri i personave të cilët kanë humbur jetën nën rrënoja.

10:17
OSHEE/ Jemi 24 orë në shërbim të të prekurve nga tërmeti

Tërmeti që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit kaloi me shumë pasoja. Deri më tani 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 900 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së banesave të tyre si pasojë e tërmetit.

10:14
Rama inspekton dëmet, takim me banorët e Tiranës në “Kombinat”: Erdha të ju qetësoj

Kryeministri Edi Rama ndodhet në “Kombinat”, për të inspektuar dëmet nga tërmeti, ku edhe zhvilloi një takim me banorët e Tiranës.

10:02
Akuzohet se ka vrarë 15 kundërshtarë të tij, Presidenti i Surinamit dënohet me 20 vite burg

Surinami është një vend i vogël në Amerikën jugore dhe prej kohësh ka qenë koloni e Holandës. Së fundmi situata politike në këtë vend janë vendosur në sytë e të gjithë botës, pasi presidenti i saj është shpallur fajtor për vrasjen e 20 personave.

09:56
Basha viziton të strehuarit në hotelet e llixhave në Elbasan

Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

09:53
Presidenti i Brazilit kundër Leonardo Di Caprios, e akuzon se me paratë e tij po djeg Amazonën

Amazona është konsideruar si mushkëria e planetit, pylli tropikal i saj filloi të digjet gushtin që lamë pas duke shkaktuar jo pak dëme. Jair Bolsonaro ,President i Brazilit ka akuzuar vazhdimisht por pa pasur fakte konkrete aktorin e njohur Hollywoodian Leonardo Di Caprio, për çështje që kanë lidhje me financimin e djegies së pyjeve të Amazonës.

09:49
Situata pas tërmetit, SHBA-ja dërgon tjetër ekip ekspertësh për Shqipërinë

Ambasada Amerikanë njofton ditën e djeshme drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrëfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelesit.

09:40
Tërmeti/ Banorët e Shijakut strehoen në një kalçeto të shndërruar në kamp

Gazetari i top Channel, Endi Tufa ndodhej në Shijak aty ku banorët janë strehuar në një kalçeto të shndërruar në kamp. Banorët janë mjaft të kënaqur me shërbimin që po ju ofrohet.

09:27
Juncker: I turpshëm refuzimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në ditën e tij të fundit në këtë post, pranoi të ishte autor i komentit ditor të faqes politico.eu.

09:23
Kurti e Mustafa sot projektojnë pamjen e qeverisë së re

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen sot për t’i dhënë fund negociatave rreth arritjes së koalicionit qeverisës.

09:18
Ura e Londrës/ Sulmuesi ishte dënuar më herët për vepra terroriste

I quajtur ndryshe sulmuesi i Londrës, mësohet së është dënuar më parë për vepra terrorizmi.

08:53
Kosovë/ Mbahet trajnimi i stafit mjekësor që të shkojnë në Shqipëri

Sot mbahet trajnimi i stafit mjekësor, prej 50 psikologë, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek, që do të udhëtojnë në Shqipëri.

08:49
Vazhdojnë reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave, ky është parashikimi i motit për fundjavën

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

08:47
Rama: Në Tiranë janë 1192 banesa të dëmtuara, 256 pallate kërkojnë vlerësim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar zonat më të dëmtuara nga tërmeti.

08:33
Rama: Burg për supervizorët, arkitektët dhe ndërtuesit që abuzojnë

Në mbledhjen e mbajtur në ambjentet e qeverisë, në fjalën e tij, kryeministri Rama sjell në vëmendje ndërtimet dhe ndërtuesit e tyre.

08:29
“Pray for Albania”/ Ekipi i njohur spanjoll solidarizohet me tragjedinë në vendin tonë

Tërmeti i rënë në orët e para të 26 nëntorit ka shkaktuar 50 viktima. Vendet e huaja u solidarizuan me tragjedinë në vendin tonë dhe ofruan ndihma nga ato financiare deri tek ato morale.

08:28
Rama: Trajtim të posaçëm në familjet ku tërmeti ka marrë jetë

Mëngjesin e sotëm qeveria ka zhvilluar një mbledhje, tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë.

08:05
Foto/ Rama përlotet teksa lexon emrat e viktimave

Tërmeti i rënë në orët e para të 26 nëntorit shkaktoi 50 viktima.

07:59
Rama thirrje qytetarëve: Mos dërgoni ndihma ushqimore dhe rroba, kontriboni në portalin e lançuar nga qeveria

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në facebook u ka bërë disa thirrje qytetarëve. Si fillim Rama u kërkoi qytetarëve të mos dërgojnë më ndihma ushqimore dhe rroba pasi hapësirat e magazinimit po shterren.

07:35
Tërmeti/ Rama: 2472 persona janë akomoduar në hotele, janë dëmtuar 8 shkolla dhe 1 Qendër Shëndetësore

Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë ku foli për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.

07:24
Tërmeti/ Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, numri i viktimave shkon në 50

Qeveria bëri një mbledhje ashtu siç ka bërë këto tre ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë me datë 26 nëntor.

06:46
Erdogan Macron-it: Kontrollojeni “vdekjen e trurit tuaj”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për shkak të komenteve të këtij të fundit për NATO-n.

05:29
SHBA do të flasë mbi kërcënimin kinez në samitin e NATO-s

Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë mbi kërcënimet që paraqet Kina, sidomos me dominimin prej saj të rrjeteve 5G të telekomunikimit, kur Presidenti Donald Trump të takohet me aleatët në një samit të NATO-s në Londër javën e ardhshme, u tha gazetarëve një zyrtar të premten.

04:33
Dëmtohen banesat në Vorë/ Banorët qëndrojnë në çadra, presin përgjigjen e ekspertëve

Në Vorë janë fikur të gjithë dritat dhe shtëpitë janë shpallur të pabanueshme. Energjia mungon që nga momenti kur ka rënë tërmeti.

03:17
Shtëpitë zhyten nën tokë/ Familjarët në ish-kënetë: Nuk na ka ardhur njeri

Zona ish kënetës është ndër më të prekurat nga tërmeti. Lëkunjdet e forta kanë bërë që katet e para të disa banesave të futen nën tokë.

02:52
Rama nga Vora: Presim përgjigjen e ekspertëve për pallatet e pabanueshme

Kryeministri Edi Rama ishte në Vorë ku takoi banorët e akomoduar në kampin e kësaj zone. Në prononcimin për Top Channel, Rama foli për mënyrën e akomodimit të banorëve të zonës së Vorës, shtëpitë e të cilëve janë shpallur të pabanueshme.

02:01
Në kampin në Fushë-Krujë/ Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi argëtojnën fëmijët e prekur

Për të lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata hqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues. 

00:42
Video/ Tërmet live në Open, ja pamjet dhe reagimet në studio

Të enjten pati dy lëkundje të forta tërmeti. Lëkundjet u ndjenë edhe në stuidot e Open gjatë transmetimit live.

00:22
Auron Tare: Jam optimist që përgjegjësit do shkojnë para drejtësisë

Debate të forta u bënë në Open në Top Channel teksa po flitet për përgjegjësit e tragjedisë së tërmetit. A duhet shkuar ndërtuesit e pallateve me cikësi të dobët para drejtësisë?

E premte, 29 Nëntor 2019
23:44
“Nuk mund të shemben banesat pa marrë prova për cilësinë e ndërtimeve”, Kikia dhe Prençi kundër shembjeve të bëra sot

Me tone të ashpra e kanë kundërshtuar shembjen e banesave në Open në Top Channel gazetari Mentor Kikia dhe ish-kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi.

23:23
Foto/ Debatoi në Open me Shemsi Prençin, Bledi Çuçi nis vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës për shembjen e banesave

Bledi Çuçi debatoi në Open në Top Channel me ish- kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi për çështjen e banesave të shembura që kanë ndodhur ditën e sotme në Durrës.

22:51
Viktimat e tërmetit/ Ndizen qirinj edhe në Milano

Edhe në Milano janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në sheshin “Piazza Duomo”.

22:41
“Në qoftë se nuk vihet drejtësi sot, tragjedia mund të përsëritet përsëri”/ Debat mes ministrit dhe gazetarit Kikia

Pati një debat mes gazetarit Mentor Kikia dhe Ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi kur po flitet për përgjegjësitë e kësaj katastrofe.

22:16
Çfarë u diskutua në mbledhjen e shtabit? Çuçi zbulon detajet për “Open”: Ja vendimi që morëm

Sapo ka dalë nga një mbledhje e shtabit, ministri i bujqësisë Blendi Çuçi ka qenë në një lidhje direkte për “Open” nga Durrësi. Blendi Çuçi është zgjedhur sot koordinator i grupit të menaxhimit të krizës dhe është shprehur lidhur me detyrën e re dhe diskutimet ne mbledhje.

22:10
Gjirokastër/ Bilanci i tërmetit në qark

Qarku i Gjirokastrës ka publikuar bilancin e dëmeve të tërmetit që ra më 26 nëntor duke lënë 49 të vdekur deri më tani dhe mbi 900 të plagosur.

21:44
Dha 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti, flet Pacolli: Kjo është minimalja, jam i bindur që…

Në një lidhje direkte për “Open”, ministri i jashtëm i Kosovës i cili dha 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti ka folur për këtë gjest të madh që ka bërë.

21:31
Kikia në Open: Ja kushtet ku po rrinë banorët e Thumanës, zgjidhja për situatën është…

Gazetari Mentor Kikia, ka folur  në Open  për kushtet në të cilat po përballen banorët e Thumanës dhe është shprehur se zgjidhja është largimi i tyre nga kampi.

21:14
Viktimat nga tërmeti i 26 nëntorit, ndizen qirinj në qendër të Tiranës

Të gjithë janë solidarizuar me tërmetin që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitutë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku si pasojë humbën jetën 49 persona dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë. Zona e Durrësit dhe e Thumanës ka regjistruar bilancin më të madh të dëmeve dhe të viktimave.

21:06
Terror në Europë, sulme në Britani e Holandë

Dy qytetarë të pafajshëm kanë vdekur në Londër pasi janë sulmuar me thika.

20:57
Tërmeti, Mazniku: 10 pallate dhe 400 banesa në Tiranë janë të pabanueshme

Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar godinat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve të forta sizmike. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, duke folur për mediat, tha se grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktorë, kanë konstatuar disa banesa të pabanueshme në Tiranë, për të cilat është urdhëruar evakuimi i banorëve.

20:49
Klubet italiane bëhen të gjithë bashkë kundër racizmit, i drejtojnë një letër të hapur tifozëve

Klubet e kampionatit Italian janë bërë të gjithë bashkë kundër racizmit me një letër të hapur, drejtuar tifozëve. Tifozët kanë thurur kore raciste ndaj shumë lojtarëve për shkak të ngjyrës së lëkurës, të shumtë janë lojtarët që janë prekur duke filluar nga Romelo Lukaku, e duke përfunduar tek Mario Baloteli.

20:17
Basha: Banorët e Kavajës dhe Vorës kanë nevojë për ndihmë urgjente

Kyetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se Kavaja dhe Vora kanë nevojë për ndihmë urgjente.

20:10
Ambasada Amerikane përkujton Ditën e Çlirimit me vargjet e Çajupit

Të gjithë e kanë mendjen tek tërmeti i fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, që kaloi jo me pak pasoja, duke harruar deri diku dy festat kryesore për Shqipërinë. 28 nëntorin ditën e Pavarësisë dhe 29 nëntorin Ditën e Çlirimit.

20:05
Çahet toka në fshatin Jubë/ Del rëra dhe uji i zi nga 20 m thellësi

Natën, duke u gdhirë data 26 nëntor, në fshatin Jubë të Durrësit, në fusha ka ndodhur një fenomen u çuditshëm, toka është çarë, në 20 metra thellësi.

19:56
Ministria e Mbrojtjes /Ndërpriten kërkimet në hotel “Mira Mare”

Me anë të një njoftimi Ministria e Mbrojtjes lajmëron se kërkimet në hotel “Mira Mare”, janë ndërprerë për ditën e sotme. Ata shtojnë që kërkimet do të rinisin përsëri ditën e nesërme. Arsyeja e ndërprerjes së operacionit për sot nuk bëhet e ditur nga ministria.

19:54
Shahini: Mos u besoni lajmeve “Fake”, akoma nuk ka një datë se kur fillon mësimi

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas lajmit që ka qarkulluar nën emrin e saj në rrjete sociale se mësimi do të rifillojë me datë 9 dhjetor në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit.

19:49
Në kampin në Fushë-Krujë/ Futbolli argëton fëmijët e prekur nga tërmeti

Për të lehtësuar sadopak trishtimin e të prekurve nga tragjedia që goditi vendin, Federata shqiptare e Futbollit mendoi për të argëtuar fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrues.

19:46
Donacione për të dëmtuarit/ Biznesmenë, por edhe dhjetëra qytetarë japin contribute

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha. Por po aq i madh po rezulton edhe solidariteti i shqiptarëve me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi.

19:32
Thumanë/IKMT shemb pallatet e rrezikshme. Sali Gaza: Hyra brenda me shpejtësi, mora lekët

Ky është Sali Gaza, banor i Thumanës. Qëndron përpara pallatit Nr.42, ku ka jetuar për më shumë se 30 vite por banesa e tij në katin e parë nuk do të jetë më.

19:15
Top Talk/ Bledi Çuçi: Qeveria do të strehojë çdo familje të dëmtuar nga tërmeti

Drejtuesi qendror i operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë natyrore për qarkun Durrës, Bledi Çuçi i shoqëruar nga anëtari i shtabit të Emergjencës, administratori i OSHEE, Adrian Çela, kanë inspektuar punimet për prishjen e 7 objekteve të para në zonën e ish-Kënetës të cilat janë vlerësuar si të pabanueshme dhe në rrezik për jetën.

19:10
Shembet tavani i shkollës “Sami Frashëri” – VIDEO

Tavani i katit të tretë në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë është shembur totalisht, siç edhe mund të shihni në pamjet e mëposhtme.

18:55
Denoncimi i fortë i Baton Haxhiut në Top Talk: 300 persona nga Shqipëria po abuzojnë me mikpritjen në Kosovë

Në emisionin Top Talk sot ka qenë i ftuar në një lidhje live gazetari Baton Haxhiu nga Prishtina dhe është shprehur se ka pasur keqpërdorues që kanë shkuar në Kosovë dhe nuk kanë pasur probleme me vend banimet.

18:51
Durrës, të strehuar në garazh/ Banorët që humbën shtëpitë ndihmohen nga fqinjët

Gazetarja jonë, Anila Hoxha ndodhej në lagjen 13, në Durrës dhe shprehet se pak më herët janë pezulluar kërkimet te “Mira Mare”.

18:25
Tërmeti i tmerrshëm/ Kujtime të trishta, dhimbje që kurrë nuk do të harrohen

Është konsideruar si një nga tërmetet më të fuqishme ai që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

18:18
Rrezikonin jetën e kalimtarëve, Bashkia e Tiranës heq soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti

Në të gjithë lagjet e kryeqytetit po merren masa për të parandaluar fatkeqësitë që mund të vijnë si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar objektet nga tërmeti.

18:13
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në hotel Mira Mare

Pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë ekspertë të kërkim-shpëtimit janë angazhuar prej tre ditësh për të nxjerrë nga rrënojat personat që ndodhen nën to.

18:01
Banorët e Bubqit shijojnë ushqimet e Hell’s Kitchen

Edhe pse sonte programi Hell’s Kitchen nuk do të jetë në transmetim në Top Channel për shkak të situatës së krijuar prej tre ditësh pas tërmetit që ka përfshirë vendin, konkurrentët me në krye shef Renato Mekollin dhe stafin nuk kanë kursyer kontributin e tyre për familjet në nevojë.

17:59
Thumana në zi/ Lamtumirë 11 antarëve nga familjet Cara, Gregu dhe Vata

Thumana i ka dhënë lamtumirën  e fundit 6 pjesëtarëve të familjes  Cara, 3 pjesëtarëve të familjes Greku dhe 2 pjesëtarëve të familjes Vata.

17:39
Pas më shumë se një muaj protesta, kryeministri i Irakut njoftoi se do të japë dorëheqjen

Ditën e sotme kryeministri irakian, Adel Abdul-Mahdi, është shprehur se do të paraqesë dorëheqjen në parlamentin e vendit, pas protestave disa javore ndaj tij.

17:23
Durrës/ Fëmijët shijojnë shfaqjen e një filmi vizatimor në resortin “Fafa Premium”

Ardi Daullxhiu bashkë me vajzën dhe fëmijë të tjerë të familjeve të prekura nga tërmeti po shijon shfaqjen e një filmi vizatimor të ambjentet e ”Fafa Premium”.

17:17
Solidarizimi për të prekurit e tërmetit, bashkohet edhe Afganistani

Solidarizimi për të prekurit e tërmetit që ra më datë 26 nëntor 2019 në orën 03:55 është shumë i madh.

17:07
Yjet për tërmetin, ndihmë e mbështetje për viktimat

Yjet e popit, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Shqipërinë në mediat sociale, pas tërmetit vdekjeprurës që mori dhjetëra jetë njerëzish.

17:00
75 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë/ Homazhet e krerëve të lartë të shtetit

Në atmosferën e zymtë e të trishtë që ka pllakosur vendin për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është zhvilluar ceremonia e homazheve në përkujtim të 75 vjetorit të çlirmit të vendit.

16:43
Tërmeti i 26 nëntorit, Ministria e Kulturës: Janë shkaktuar dëme të rënda

Ministria e Kulturës dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare Tiranë lajmëron se tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës, sidomos në Kalanë e Prezës dhe të Krujës.

16:36
Zjarrfikësi italian rrezikon jetën për të shpëtuar shqiptarin nën rrënoja

Zjarrfikësi italian ka shpëtuar jetën e një të panjohuri duke rrezikuar jetën e tij, nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.

16:29
Azerbajxhani solidarizohet me situatën në Shqipëri, 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Një nga mediat në Azerbajxhan raporton se, Kabineti i Ministrave të Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër “Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia që ndodhi në Shqipëri”, raporton ONA një nga mediat më të rëndësishme në Azerbajxhan.

16:18
Incident me të shtëna në urën e Londrës

Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri në urën e Londrës, që është në qendër të kryeqytetit britanik.

16:12
Standardet e ndërtimit/ Eksperti gjerman: Janë domosdoshmëri

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike në Potsdam shpjegon për DË dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.