Giuffredi: E pamundur që Hysaj të qëndrojë te Napoli

14/03/2020 17:01

Mario Giuffredi vazhdon të flasë për të ardhmen e Elseid Hysaj. Menaxheri i futbollistit të kombëtares shqiptare në një intervistë për Radio Punto Nuovo ka vlerësuar Hysajn por në të njëjtën kohë ka bërë të ditur se është e pamundur që shkodrani të qëndrojë te klubi i kaltër edhe sezonin e ardhshëm.

”Hysaj është një futbollist që për 3 vite ka qenë një nga më të mirët në Serie A dhe gjithashtu gjatë kësaj periudhe në kampionat dhe në Kupë që është aktivizuar nga Gattuso. Ka treguar se zotëron një nivel shumë të lartë. Por është e pamundur që ai të qëndrojë te Napoli. Ka ardhur moment që Elseid të ndryshojë ambient edhe pse Napoli ka qenë gjithmonë një prioritet për ne”.

Top Channel