Një pedagog universiteti që joshte studentet dhe përdhunoi një prej tyre në zyrë, është akuzuar së fundmi dhe nga pesë gra të tjera.

36 vjeçari Nicholas R. Pirelli, pedagog komunikimi në Universitetin e Bridgewater në SHBA ka marrë akuza shtesë pas denoncimit të vajzës së parë që e sulmoi seksuaisht brenda kampusit.

Ai u arrestua javën e kaluar pas denoncimit të një vajze që njohu në internet, të cilën e sulmoi rreth 10 minuta pasi e takoi për herë të parë, në tetor.

Dy muaj më vonë një studente u tha policëve të kampusit sesi kishte biseduar me Pirelli në një faqe takimesh në internet, ku i kishte ofruar ta paguante për seks dhe ishte mburrur me ‘koleksionin e tij të madh’ të lodrave të seksit.

Studentja kishte refuzuar ofertat e tij duke thënë se donte vetëm të bisedonte por Pirelli si kishte dërguar $300 deh tha se do t’i jepte dhe $200 nëse takoheshin për darkë dhe përdornin lodrat e tij të seksit.

Pirelli u arrestua kësaj jave me akuza trafikimi personi me qëllim skllavëri seksuale,shpërndarje materialesh immorale dhe nxitje seksi me pagesë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel