Rastet me koronavirus në Spanjë janë rritur për më shumë se 1,500, thanë të shtunën zyrtarët shëndetësorë.

Sipas tyre, nga mbrëmja e së premtes, numri i rasteve të infektuara është rritur nga 4,231 në 5,753.

Deri të shtunën, autoritetet kanë raportuar për 136 të vdekur.

Spanja është vendi i goditur më së keqi në Evropë, pas Italisë, e cila ka mbi 15,000 raste të konfirmuara.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa është tani “epiqendër” e pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u ka bërë thirrje vendeve që të aplikojnë masa agresive, mobilizim komunitetesh dhe distanca sociale për të shpëtuar jetë.

Top Channel