Refuzoi të braktiste dy macet e saj në Wuhan. Sara Platto, refuzoi pesë oferta për evakuim nga Ambasada Italiane, për të dalë nga epiqendra fillestare e koronavirusit duke vendosur se ishte më e sigurt po të qëndronte në Kinë.

Refuzoi të braktiste dy macet e saj në Wuhan. Sara platto, refuzoi pesë oferta për evakuim nga ambasada italiane, për të dalë nga epiqendra fillestare e koronavirusit duke vendosur se ishte më e sigurt po të qëndronte në Kinë. Pas 50 ditësh izolimi në shtëpi, situata është përmirësuar në qytetin qendror kinez, por në vendi i saj i lindjes është bërë tani i pari, jashtë Kinës, që ka izoliar miliona njerëz për shkak të epidemisë.

”Ajo që unë i them të gjithëve është të mos përfshiheni nga paniku, sepse paniku është më i keq se sa vetë virusi, në kuptimin e plotë të fjalës”.

Nëna e sarës, në Itali, e quajti atë të cmendur se qëndroi në ëuhan. Por tani, sara po i jep këshilla njerëzve në shtëpi se si ta përballojnë situatën. Italianët, kishin parë gjithcka nëpër televizione për krizën në kinë dhe masat drastike që izoluan në shtëpi për javë të tëra me miliona njerëz dhe tani, e gjejnë veten në të njëjtat kushte.

Fqinjët kinezë të plattos në ëuhan, ishin prekur nga vendimi i saj për të qëndruar në qytet, kur virusi shpërtheu. Ata i kishin blerë asaj një cantë të madhe me spageti dhe i kishin lënë një shënim: Sara, bëhu e fortë. Por ndërsa numri i rasteve në Kinë bie, në pjesën tjetër të botës ndodh e kundërta. Tani është kina ajo që ka rritur vigjilencën ndaj të huajve, për shkak të frikës nga rastet e importuara.

Top Channel