Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka nevojë të testohet apo të vendoset në karantinë për koronavirusin pavarësisht se ka qenë pranë zyrtarëve të infektuar në Mar a Lago – thotë mjeku i Shtëpisë së Bardhë.

Tre pjesëtar të delegacionit brazilian që udhëtuan në SHBA, kanë testuar pozitivë dhe njëri prej tyre, ishte ulur në të njëjtën tavolinë me Trump, gjatë darkës, në Mar a Lago, të shtunën e kaluar, ndërsa një tjetër i shtrëngoi dorën presidentit dhe bëri edhe foto me të.
Këto ndërveprime mund të konsiderohen si pak të rrezikshme për transmetim dhe si të tilla nuk ka të dhëna për karantinë në këtë moment”, thuhej në deklaratën e mjekut.

“Për më tepër, vetë presidenti nuk ka simptoma dhe testimi për Covid 19 nuk është për momentin i nevojshëm.

Ka patur jo pak polemika në lidhje me këtë çështje. Të enjten, sekretari për shtypin në shtëpinë e bardhë tha se Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence nuk ka përse të testohen në këtë moment. Të premten, i pyetur për këtë nga një gazetar, Trump tha se ai do të bënte një test së shpejti.

Top Channel