Prej orës 08:00 të mëngjesit, të së hënës (datë 16.03) të gjitha aeroportet dhe portet në Norvegji do të mbyllen, njoftim ky i dhënë nga kryeministrja Erna Solberg.

Kështu, të gjithë norvegjezët që ndodhen jashtë vendit do të kenë mundësinë të kthehen, pasi avionët me qytetarë në bord do të lejohen të ulën, ka konfirmuar Solberg.

Norvegjia ka raportuar viktimën e tij të dytë nga koronavirusi ditën e sotme dhe konfirmohen plot 907 persona të infektuar.

Top Channel