Tërmeti si fillim dhe më pas situata me koronavirusin pritet të ngadalësojnë ekonominë shqiptare.

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka dikustuar në distancë me autoritetet shqiptare. Në përfundim të këtij misioni nga 9-13 Mars, FMN ka publikuar deklaratën ku nënvizon faktin se tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor pritet të dobësojë rritjen në vitin 2020, pasi ndikimi negativ në aktivitetin ekonomik (në veçanti, turizmi) tejkalon ndikimin pozitiv nga përpjekjet e pritshme të rindërtimit.

FMN shton se, shpërthimi i fundit global i koronavirusit (COVID-19) pritet të ngadalësojë rritjen ekonomike më tej në vitin 2020, dhe kjo tronditje gjithashtu do të godasë turizmin. Sipas Fondit është ende herët për të pasur një vlerësim me shifra se sa do të jetë shkalla e ngadalësimit.

Në deklaratën e publikuar nga shefi i misionin Jan Kees Martijn thuhet se është e rëndësishme që auoritetet shqiptare të sigurohen që projektet e rindërtimit të qeverisen në mënyrë transparente, në perputhje me praktikat me te mira nderkombetare, dhe të vendoset përparësi ndaj më të prekurve,

Për të mbrojtur njerëzit nga shpërthimi i Covid-19, duhet sigurohen burimet e mjaftueshme për sektorin shëndetësor deklaron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Kujdes duhet bërë me amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria. Ndërsa deri me tani nuk është publikuar ndonje propozim specifik, FMN thotë përvoja ne vendet e tjera ka treguar që programe të tilla krijojnë favore fiskale për përfituesit kundrejt atyre që kanë paguar taksat rregullisht. Për më tepër, fillimisht duhet të krijohen sisteme efektive për të zbuluar evazionin dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe korrupsion,” mbyll deklaratën FMN.

Top Channel