Koronavirusi/ Rama poston fotot e mësuesve gjatë mësimit online: Me ndihmën e Zotit do t’ia dalim…

14/03/2020 17:09

Duke qenë së Shqipëria është në një “shtet – rrethim” për shkak të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavriusit, kryeministri Rama ka shpërndarë edhe disa foto të mësuesve të cilët në këtë periudhë po i përgatisin orët e mësimit online.

Kryeministri ka shpërndarë rreth 30 foto të këtyre mësuesve ndërsa ka shprehur edhe një falenderim për ta.

Në fund Rama jep një mesazh për të gjithë shqiptarët ku shkruan se me ndihmën e Zotit ne do t’ia dalim kësaj lufte.

Postimi i Ramës:

? 30 FOTO NGA MIJËRA SHTËPITË E MËSUESVE NË TËRË SHQIPËRINË, KU FALË PROGRAMIT TË RI TË LËNDËVE MËSIMORE ONLINE, MËSUESIT DHE NXËNËSIT PO NDËRVEPROJNË QË TË MOS KRIJOHET PRAPAMBETJE E PARIPARUESHME NË MËSIME?

? MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME NGA ZEMRA TRUPËS MËSIMORE, QË NË KËTË KOHË TË ZYMTË PO VAZHDON TË PËRHAPË ME PËRKUSHTIM DRITËN E DITURISË?

? KRENAR QË NË MOMENTIN MË DRAMATIK TË JETËS SONË, SHQIPËRIA ISHTE GATI PËR KËTË PROCES ASISTENCE MËSIMORE, FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020??

https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ

? ME NDIHMËN E ZOTIT, NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LUFTË!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

FOTO GALERI
1/31

Top Channel