Bllokimi i kufijve/ Ankthi për shqiptarët jashtë vendit, rrezikojnë 1200 euro gjobë dhe penalizim nga Shengen

14/03/2020 19:25

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bllokohen të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri duke filluar nga data 15.

Në njoftimin e tij thuhet se kufiri tokësor që të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave.

Por, ky bllokim ka sjellë shqetësime për të gjithë vizitorët e zonës Shengen të cilëve u mbaron afati i tre muajve në zonën Shengen.

Kjo ka sjellë mijëra telefonata në agjencitë turistike të cilët kërkojnë informacion, pasi qeveria nuk ka juridiksion për sa u përket penaliteteve.

Një tjetër shqetësim i madh për ta është edhe afati i pasaportës, ku disa prej tyre janë shumë pranë përfundimit dhe nuk kanë mundësi rinovimi për shkak të pezullimit të shërbimeve nga konsullatat.

Ndërkohë në një telefonat të Top Channel me ministrinë e Jashtme Greke është thënë se rregullat e zonës Shengen nuk janë vendosur nga shteti Grek dhe deri tani s’ka asnjë njoftim për shtyrjen e afateve të lejeve të qëndrimit në zonat Shengen.

Top Channel