Ministri i Shëndetësisë në Francë: Mos përdorni barna kundër inflamacionit, mund t’iu përkeqësojnë

14/03/2020 16:27

Oliver Veran, ministri i Shëndetësisë në Francë, u ka bërë thirrje njerëzve që të mos përdorin barna kundër inflamacionit sepse ato mund t’iu keqësojnë situatën.

Postimi i tij i plotë në twitter:

“Përdorimi i barnave kundër inflamacionit (siç është brufeni), mund të kenë efekt rëndues për infeksionin.
Nëse keni temperaturë, përdorni paracetamol”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, në kohën kur po rritet shqetësimi për përhapje të koronavirusit.

Kujtojmë se në Francë deri më tani kanë vdekur 79 persona nga koronavirusi i ri, ndërkohë që janë infektuar më shumë se 3,600 të tjerë nga kjo sëmundje.

Presidenti francez, Emmanual Macron ka marrë vendim të enjten për mbyllje të shkollave dhe u ka bërë thirrje njerëzve që të ndalin kontaktin e afërt me njerëz.

Top Channel