E premte, 29 Nëntor 2019
15:39
Ambasadori i Kosovës: Mund të dërgojmë njerëz edhe në spitalet e Prishtinës

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani thotë se vendi tani ka nevojë për psikologë dhe trajtime mjekësore, për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:36
Lutje për Shqipërinë! Mesazhi i studentëve të Universitetit të Tetovës

Studentët e Universitetit të Tetovës kanë zgjedhur ta shprehin në këtë mënyrë solidaritetin me viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri .

15:35
Policia e Kosovës në Shqipëri/ Koordinon me autoritetet tona në zonat e goditura nga tërmeti

Njësitë e Policisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, përkrah kolegëve të tyre shqiptarë.

15:31
Pallati i dëmtuar në Bulqizë/ Banorët thonë se janë të rrezikuar

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe një pallat në Bulqizë.

15:28
Ndërtimet në shkelje të ligjit/ Një pjesë e godinave që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit

Një pjesë e godinave të shkatërruara nga tërmeti kanë qenë të ndërtuara në shkelje të ligjit. Arkitekti Maks Velo thotë se faj kanë gjeologët, projektuesit dhe ndërtuesit. 

15:24
Pallatet e dëmtuara në Durrës- Në Lagjen 13 godina është ndarë në dysh

Në Lagjen 13 të Durrësit, një godinë është ndarë në dysh.

15:21
Thumanë/ Nis shembja e një tjetër pallati

Pas shembjes së dy pallateve të shkatërruar nga tërmeti në Thumanë ka nisur shembja e një tjetër pallati.

15:21
Fundoset Hotel Lubjana/ Durrës, godina ka dëmtime të rënda nga tërmeti

Në qytetin e Durrësit është fundosur hotel Lubjana, pasi pësoi dëme të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:20
Dy të plagosur drejt Italisë/ U nisën në mesditë nga aeroporti i Rinasit

Albert Cara, 54 vjeçari i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit, është dërguar këtë të premte për një trajtim te specializuar , ne një nder klinikat më prestigjoze të Italisë.

15:14
Vajzat dhe gratë që humbën jetën- Viktimat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit

Tërmeti i datës 26 nëntor në Shqipëri që shënoi një bilanc tragjik viktimash, u mori jetën dhe disa vajzave, nënave dhe gjysheve.

15:08
“Al Jazeera” reportazh për Shqipërinë: Durrësi është kthyer në një qytet fantazmë!

“Al Jazeera” i ka kushtuar një reportazh situatës dramatike që po përjeton vendi ynë. Tërmeti i së martës la pas 49 të vdekur, nga kërkimet e deri më tanishme dhe qindra të tjerë të plagosur.

15:01
“Mira Mare” pas tërmetit- Çfarë ka mbetur nga hoteli i rrënuar

Tërmeti i 26 nëntorit solli shkatërrimin e hotelit “Mira Mare” në Durrës, aty ku u shpresua për jetë dhe ku po në të njëjtin vend u nxorën trupa të pajetë nga rrënojat.

14:50
Si shpjegohet ngritja me 10 cm e nivelit të tokës, flet eksperti gjerman

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam shpjegon për DW dukurinë sizmike me goditjet pasuese të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

14:48
Shtatë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Kanada

Ditën e sotme, sipas raportimeve të CTV bëhet me dije se pas rrëzimit të një aeroplani në Kanada kanë gjendur vdekjen 7 persona.

14:30
Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit tek “Mira Mare”/ Dyshohet se ka njerëz të tjerë nën rrënoja

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit te hoteli 6-katësh “Mira Mare”, që u shemb plotësisht pas tërmetit me magnitudë 6.4 rihter.

14:23
Familja Greku në zi, u jepet lamtumira 3 pjesëtarëve të shtëpisë

Përcillen për në banesën e fundit tre pjesëtarët e familjes Greku.

14:22
Albert Cara transportohet nga Spitali i Traumës drejt Italisë për trajtim të specializuar

54-vjeçari nga Thumana që ka humbur familjen në tragjedinë e ndodhur nga shembja e pallatit në Thumanë u transportua me helikopter për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.

14:07
Erdogan: Do ndërtojmë 500 banesa për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

14:03
Thumana në lot, u jepet lamtumira pjesëtarëve të familjes Cara

Janë përcjellë për në banesën e fundit 6 anëtarët e familjes Cara.

13:55
Durrës/ Haradinaj: Nga Kosova nuk do të kursejmë asgjë; Meta: Faleminderit

Në Durrës, zonat e prekura nga tërmeti u vizituan nga Ilir Meta dhe Ramush Haradinaj; ku kreu i shtetit shqiptar shprehu falenderimet e tij ndaj ndihmës së dhënë nga ana e Kosovës.

13:50
Pallati i dëmtuar në Bulqizë/ Banorët thonë se janë të rrezikuar

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka dëmtuar edhe një pallat në Bulqizë.

13:40
Durrës/ Dyshohet për një tjetër person nën rrënoja te hotel “Mira Mare”

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në hotel “Mira Mare” në Durrës pasi dyshohet për një tjetër person nën rrënoja.

13:28
Humbi jetën në Thumanë/ I jepet lamtumira 25-vjeçares nga Korça; këtë verë pritej të martohej

Ditën e sotme, po përcillen për në banesën e fundit të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues të së martës.

13:24
Asnjë gjurmë nga shtëpitë shumëkatëshe, tërmeti ka rrafshuar shtëpitë (foto)

Këto pamje që shihni në foto vijnë nga zona e ish-kënetës në Durrës.

13:21
Erdogan shkarkon ambasadoren turke në Maqedoni

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara.

13:11
Veliaj: Qytetarët të bashkëpunojnë, të evakuohen nga banesat që janë vlerësuar të pabanueshme

Tërmeti i 26 nëntorit fatmirësisht në Tiranë nuk shkaktoi humbje jetësh, siç ndodhi në Durrës dhe Thumanë, por ka lënë pas jo pak pasoja në dëmtime banesash private dhe publike. Për këtë arsye, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në inspektimin e magazinave të grumbullimit të ndihmave në Farkë, kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për t’iu bindur urdhrave të strukturave të posaçme të Bashkisë së Tiranës dhe ekspertëve konstruktorë, që të mos kthehen në banesat e cilësuara si të pabanueshme dhe që përbëjnë rrezik për jetën.

12:45
Tërmeti/ Shqiptarët me sytë nga edicioni maratonë në Top Channel

Mëngjesi i 26 nëntorit e gjeti Shqipërinë mes frikës, lëkundjeve të befta, tmerrit masiv dhe mosdijes mbi pasojat e asaj çfarë kish’ ndodhur. Orët rrodhën dhe raportim pas raportimi u zbuluan përmasat gjigante të tragjedisë së ndodhur.

12:28
Video/ Efektet e pas tërmetit, banorët në “luftë” për të marrë batanijet

Një incident me qytetarët është regjistruar në Durrës, ku disa janë zënë me njëri tjetrin për të marrë disa batanije të sjella nga Kosova.

12:27
Pelena, ushqime, ujë- Të prekurit nga tërmeti, me sytë nga ndihmat

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit solli shkatërrim të shumë banesave, veçanërisht në Durrës, një nga zonat më prekura nga lëkundjet sizmike.

12:19
Tërmeti/ Zbardhet udhëzimi i Bashës për strukturat e PD-së: Të mos përdoret politikisht fatkeqësia

Nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhit, Lulzim Basha u ka përcjellë strukturave të Partisë Demokratike udhëzimet e tij sa i takon gjendjes aktuale në vend, pas goditjes së fuqishme sizmike, mëngjesin e 26 nëntorit.

12:18
Vëllai i Manjola Cakonit: Kemi nevojë për strehim dhe psikolog për Alesion 10 vjeçar

Sindrit Caca, vëllai i Manjolës Cakoni, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzan e saj Drita Cakoni 15 vjece nga tërmeti në Thumanë ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

12:04
Tërmeti/ 2 nga të plagosurit dërgohen me avion drejt Italisë

2 nga të plagosurit e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit janë dërguar me avion drejt Italisë.

11:52
Tërmeti/ “Save the Children”: 9 mijë fëmijë janë në nevojë

Organizata “Save the Children” thotë se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë pas tërmeti t të së martës në Shqipëri.

11:46
Tërmeti/ Dëme edhe në Prokurorinë e Tiranës (foto)

Edhe Prokuroria e Tiranës ka pësuar dëme nga tërmeti i së martës siç shihet edhe nga fotot më poshtë.

11:38
Fotot/ Thumana vajton të humburit

Sot do të përcillen për në banesën e fundit të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit shkatërrues së të martës në Thumanë.

11:38
Kaos me ndihmat në Durrës/ Autoritetet i drejtojnë njerëzit te njësitë vendore

Menaxhimi i shpërndarjes së ndihmave në Durrës po shoqërohet me problematika.

11:32
Pas Durrësit, edhe në Thumanë/ Albin Kurti mbërrin te zonat e prekura nga tërmeti

Pas udhëtimit të tij drejt Durrësit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka mbërritur edhe në Thumanë.

11:27
Politika bëhet bashkë dhe nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit

Presidenti i Republikës Ilir Meta bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë dhe vendosi një kurorë me lule te Monumenti “Nënë Shqipëri”, duke u përulur me respekt para kujtimit të tyre.

11:24
Tërmeti/ Situata në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës, shkon në 900 numri i të lënduarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Durrësit dhe të Traumës janë paraqitur 52 qytetarë të lënduar/ të traumatizuar si pasojë e tërmetit, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor

11:24
Pallati në rrezik shembjeje, qytetarja denoncon në “Ti raporton”

Një qytetare ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel ka ngritur shqetësimin se në lagjen ku ajo banon, lagjja 13 në Durrës në plazh, pallati saj është në rrezik shembjeje.

11:16
Mediat kosovare kritikohen për raportimin e tërmetit në Shqipëri

Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) ka organizuar konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Perëndimor- A jemi afër qëllimit?”, ku u tha se raportimi nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka treguar se ka mungesë të respektimit të etikës në mediat kosovare.

11:13
Mijëra persona nga Shqipëria në Kosovë, mbushet plot kampi në Prizren

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, njoftoi se Kampi Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren ka mirëpritur banorët e prekur nga tërmeti dhe tashmë është mbushur në të gjitha kapacitetet që ka dhe po angazhohen në evidentimin e personave dhe ofrimin e strehimit.

11:12
IKMT prish katër pallate në Thumanë, në proces vlerësimi edhe në Durrës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër.

11:02
Paniku vazhdon… Njerëzit largohen nga Durrësi

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit duke shkaktuar 49 viktima (bilanci aktual) dhe qindra të plagosur duket se i po mban ende nën alarm qytetarët.

10:52
Qeveria e SHBA mbështet ndihmat humanitare në Shqipëri, mbërrin një ekspert fatkeqësish natyrore

Ambasada Amerikane deklaron se qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri.

10:39
Masat për tërmetin/ Xhaçka: Mos qëndroni në banesa nëse janë të dëmtuara; askush s’do mbetet në rrugë

Në një deklaratë për shtyp, mbi masat e marra përsa i takon përballimit të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se askush nuk do të mbetet në rrugë si dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në banesa që janë të dëmtuara.

10:36
Mbi rrënojat e tragjedisë, flamuri kuqezi valëvitet bindshëm

Një efektiv i forcave shqiptare që po punon në zonën e hotel “Mira Mare” në Durrës në mes të gjithë rrënojave të tragjedisë ka vendosur flamurin kuqezi.

10:15
Komuna e Obiliqit ndan 15 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Komuna e Obiliqit në Kosovë ka ndarë sot 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe vendet tjera të Shqipërisë.

10:12
Sot u jepet lamtumira e fundit 6 anëtarëve të familjes Cara

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gjashtë anëtarëve të familjes Cara, të cilët humbën jetën nga tërmeti i së martës në Thumanë.

10:07
Arrestohen 2 punonjës policie, përvetësuan pakot ushqimore të ardhura për banorët e prekur nga tërmeti

Dy punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

10:03
Mbi gërmadhat e hotelit “Mia Mare”- Vullnetari serb me flamur shqiptar

Operacioneve të kërkim-shpëtimit në hotel “Mia Mare” në Durrës iu bashkuan ekipe nga Serbia dhe Mali i Zi.

10:02
Biznesmeni Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosen sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milione eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

09:41
Përhapi informacione të rreme, kush është 25-vjeçarja e arrestuar nga policia

Policia në vijim të masave të marra për parandalimin dhe ndëshkimin ligjor të atyre personave, të cilët nëpërmjet njoftimeve të rreme në rrjetet sociale, përhapin panik me lajme destabilizuese, ka arrestuar një tjetër person.

09:36
DASH: Sot, ashtu si në kohë të tjera të vështira, SHBA në krah të Shqipërisë

Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu ngushëllimet e Shteteve të Bashkuara për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

09:22
U dëmtua nga tërmeti, nisin punimet në Urgjencën e Durrësit

Mëngjesin e sotëm kanë nisur punimet në urgjencën e spitalit të Durrësit.

09:21
Albin Kurti mbërrin në Durrës/ “Ushtria shqiptare dhe FSK po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja ka udhëtuar drejt Durrësit, ku do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.

09:14
Aksident në Korçë/ Drejtuesi i biçikletës në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec,në afërsi të fshatit Bulgarec.

09:04
Tërmet sërish, ndjehet një tjetër lëkundje

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë.

09:02
Tërmeti/ 61 pallate të dëmtuara rëndë në Tiranë

Në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama foli edhe për gjendjen e banesave deri tani.

08:50
Tërmeti tragjik, Mbrojtja: Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në “Mira Mare”

Operacioni i kërkim shpëtimit nuk deklarohet ende i mbyllur për Durrësin.

08:38
Tërmeti/ Bilanci: Ja gjendja e dëmeve në banesa

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të mëngjesit bëri një paraqitje të dëmeve që janë konstatuar deri më tani.

08:32
​Haradinaj: Parku Inovativ ka hapur dyert për bashkëkombësit tanë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, është hapur nga sot vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.

08:28
​Kryqi i Kuq mbledh fonde për viktimat në Shqipëri

Kryqi i Kuq Kroat (HCK) nisi sot mbledhjen e fondeve për popullatën e prekur në Shqipëri pas tërmetit të së martës.

08:17
Oda Ekonomike e Kosovës 100 ton ndihma për të prekurit nga tërmeti

4 maune , 4 kamione dhe 3 autobusë mbërritën në Shqipëri të shoqëruara nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor.

08:11
Ja ministri fuqiplotë që do drejtojë operacionin për tërmetin/ Nga Bledi Çuçi te Pandeli Majko

“Ngarkoj sot ministrin e Bujqësisë, si njeriu që do bëjë me fuqi të plota drejtimin e operacionit. Është një barrë plus për ministrin, ndaj i kërkoj një angazhim më të madh zv.ministrave përkatës të mbushin përkohësisht boshllëqet që do lërë ministri”, kështu tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë këtë mëngjes.

07:49
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç/ Rama: Të gjithë në hotele, nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e konfirmoi kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

07:30
Rama: Numri i viktimave ka shkuar në 49

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje qeverie. Rama që në fillim të fjalës së tij dha lajmin e hidhur që numri i viktimave ka shkuar në 49.

07:18
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

06:46
Rama flet për rindërtimin e banesave: Të gjithë do të jenë të gjithë më mirë seç ishin përpara se të fillonte kriza

Gazetari Muhamed Veli bëri një lidhje live në Open në Top Channel ku intervistoi kryeministrin Edi Rama.

06:02
Tërmeti në Shqipëri/ Mbështetje dhe solidaritet nga bota

107 vjetori i pavarësisë, e gjeti Shqipërinë nën ankthin e tërmeteve. Dhe në një situatë të tillë, urimet dhe përshëndetjet e zakonshme, janë zëvendësuar nga mesazhet mbështetëse dhe ngushëllimet për viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore, si edhe nga angazhimet për ndihmë.

05:34
Turqia kundërshton deklaratat e Macronit

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, hodhi poshtë kritikat e presidentit francez, Emmanuel Macron, për ofensivën e Turqisë në Siri kundër milicisë kurde, duke thënë se udhëheqësi francez “sponsorizon terrorizmin”.

04:31
70 vjetori e gjen NATO-n me tensione të brendshme dhe përballë rreziqeve të jashtme

Udhëheqësit e NATO-s po përgatiten që të mblidhen në Londër një takim dyditor të martën, për të shënuar 70 vjetorin e themelimit të aleancës. Lufta në Siri dhe rreziku i vazhdueshëm nga Rusia do të jenë tema qendrore. Por siç njofton Henry Ridgwell, tensionet në rritje mes vendeve anëtare, mund t’i lënë në hije festimet e përvjetorit.

02:58
Tërmeti në Shqipëri/ Bashkohen, shqiptarë, kosovarë e serbë

Serbë, kosovarë dhe shqiptarë. Tërmeti bashkon ish-armiqtë. Nën këtë titull, e përditshmja italiane Corriere Della Sera, sjell një reportazh nga vendet ku ethet e shpëtimit të të bllokuara nën rrënoja, janë të larta.

01:55
Sizmiologët italianë: Tërmeti ka ngritur tokën me 10 cm

Tërmeti në Shqipëri, ka ngritur tokën me rreth 10 centimetra afër Durrësit dhe kjo ësthë konfirmuar nga imazhet e radarëve, të fiksuara nga satelitët sentinel 1 të programit evropian Copernicus, të agjencisë hapsinore evropiane dhe komisionit evropian, të analizuara tashmë nga sizmiologët italianë.

00:55
Mori thasët më ndihma, Rama zbulon në Open çfarë ndodhi me shefin e Komisariatit

Kryeministri Edi Rama ka folur për ata që po abuzojnë me fondet, nga çadrat e banorëve te Durrësit.

00:23
Nuk ka qetësi/ Tjetër lëkundje e fortë, ja magnituta dhe epiqendra

Nuk ka qetësi. Një tjetër lëkundje është dëgjuar para pak minutave.

00:11
Nxirret trupi i Ilir Lalës, shkon në 48 numri i viktimave

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti.

E enjte, 28 Nëntor 2019
23:42
Cilësia e dobët e ndërtimeve, fajtor shteti?- Maks Velo debaton me aktivistin e njohur në Open

Debate u zhvilluan në Open në Top Channel mes Pano Sokos dhe arkitektit Maks Velo. Debati u zhvillua teksa po flitej për fajtoret e jetëve të humbura pas cilësisë së dobët të ndërtimeve.

23:30
‘Sa të jem unë…’, Rama: Kam çuar letra tek miqtë e mi në Turqi dhe Arabi

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Top Channel ka treguar se videoja më e bukur që kishte parë është ajo e një pensionisti nga Medvegja, i cili dhuroi me lot në sy 10 euro nga pensioni i tij që sapo e kishte marrë.

23:14
Edi Rama flet hapur: Ja kush është droga ime, që më ç’orienton

Kryeministri Edi Rama me tone të ashpra i ka kthyer përgjigje kritikëve për masat që po merr Shqipëria për t’u përkujdesur nga të prekurit e tërmetit.

22:50
Rama live në Open: Për 2-3 ditë mbaron historia e çadrave, të gjithë akomodohen në hotele

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu bëri një lidhje live në Open në Top Channel ku intervistoi kryeministrin Rama.

22:36
Rama në Open: Europa? Është Arabia Saudite dhe Turqia ku drejtojnë miqtë e mijë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur në emisionin Open se ka komunikuar me presidentin e Turqisë Erdogan dhe i ka kërkuar atij një konferencë donatorësh në lindje dhe perëndim.

22:29
Furtunë shiu në Durrës, ‘kaos’ tek kampi ku qëndrojnë të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Durrësin ditën e martë, qyteti është përfshirë edhe nga një stuhi shiu në këto momente duke bërë që zona ku janë vendosur të prekurit nga tërmeti të mbulohet nga uji.

22:23
Dua Lipa, bashkëpunim muzikor, fitimet për të ndihmuar Shqipërinë

Dua Lipa, në faqen e saj të Instagramit, shkruan se festa kombëtare e 28 Nëntorit i gjen shqiptarët mes dhimbjes për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti. “Jam krenare për solidaritetin që kanë treguar vëllezërit e motrat në Kosovë e në të gjithë botën për këtë tragjedi”, thotë këngëtarja shqiptare nga Kosova, me famë në të gjithë botën.

22:17
Arbër Hadari bën apel në Open: Kujdes kur dhuroni para për ndihma, mund të mashtroheni

“Për 48 orë janë mbledur 1 milion e 500 mijë dollar në Go Found Me”- u shpreh Arbër Hajdari. Ai gjithashtu tha se janë mbledhur rreth 1 mijë e 200 tonë ndihma.

22:11
Shqiptarët solidarizohen me tërmetin, ja sa është shuma e grumbulluar deri më tani

6.8 milionë euro, 3.6 milionë dollarë dhe 156 milionë lekë është shuma e dhuruar deri në këto momente për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

22:05
Rita Ora reagon për festat kombëtare, zgjedh një familje për t’i rindërtuar shtëpinë

Rita Ora, këngëtarja shqiptare nga Kosova, me famë botërore, ka një mesazh për Shqipërinë në ditën e festës kombëtare, por që është tronditur nga tragjedia e rëndë e tërmetit.

21:52
Open: Arkitekti Maks Velo “Ndërtesat janë shembur për faj të kokës dhe jo për faj të tokës”

Emisioni “Open”, i drejtuar nga moderatorja, Eni Vasili po zhvillon një emision lidhur me ngjarjet e fundit ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka prekur Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit.

21:37
Tjetër tërmet i fortë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në Tiranë në orën 21:33 me magnitudë 3.7 rihter, dhe forcë 4 ballë.

.

21:28
Dy të moshuarit do kalojnë natën në pallatin që është i pabanueshëm, flasin me lot në sy: Nuk kemi ku të shkojmë

Ndue dhe Dave Ruçi janë dy të moshuar që do të flenë edhe sonte në pallatin 145 që është i pabanueshëm në Laç.

21:05
Marin Mema e Marko Kepi mbledhin 1,3 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Marin Mema dhe Marko Kepi, President i “Rrënjëve Shqiptare” kanë ndërmarrë një nismë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

20:32
“Hygeia” në gatishmëri/ Pret të plagosurit nga tërmeti, por edhe ata me gjendje ankthi

Spitali Hygeia gjatë këtyre ditëve ka qenë në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur situatave të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit që goditi vendin tonë.

20:10
Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Bashkëpunim për t’u evakuuar nga shtëpitë e pabanueshme

Bashkia e Tiranës i bën thirrje banorëve, shtëpitë e të cilave janë klasifikuar si të pabanueshme, që të zbatojnë udhëzimin për evakuim.

20:09
AMA: Kush nuk transmeton spotin publicitar për kontribute çdo 60 minuta do ketë procedimin administrativ

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dalë në një deklaratë dhe shprehet se të gjitha mediat janë të detyruara që të paktën një herë në 60 minuta të japin spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore.

20:03
Trafik në hyrje të Elbasanit, qytetarët largohen nga Tirana

Tërmeti i cili preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, dhe lëkundjet e njëpasnjëshme që kanë rënë përgjatë këtyre tre ditëve ka krijuar jo pak panik tek qytetarët.

20:01
Veliaj: “Do rindërtojmë banesat; Të gjitha institucionet në këmbë, asnjëri nuk është vetëm”

Kryebashkiaku Veliaj vizitoi dje në mbrëmje familjet e prekura nga tërmeti në Farkë.

19:56
Edhe Arabia solidarizohet me Shqiptarët, valëvit flamurin shqiptar në mes të Abu Dhabi-t

Shumë vende janë solidarizuar me Shqipërinë, në këtë situatë të vështirë që po kalon pas tërmetit që tronditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

19:51
FOTO/ Një violinë rikthen mijëra buzëqeshje në çadrat ku strehohen banorët e prekur nga tërmeti

Pas tërmetit që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë banorë të qytetit të Durrësit dhe zonës së Thumanës, pas shpalljes si të pa banueshme të banesave të tyre janë strehuar në çadrat që janë vendosur në shërbim të tyre.

19:34
Laç/ Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të mbijetuarve nga tërmeti

Pas tërmetit me amplitudë 6.4 të shkallës Rihter që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 41 persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, shumë familje kanë humbur shtëpitë e tyre.

19:32
Të plagosurit në spitalin amerikan / Ekipe me mjekë dhe infermierë në zonat e prekura nga tërmeti

Pas situatës së rënde të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, stafi i spitalit amerikan është vënë në shërbim të personave të plagosur që janë drejtuar aty për ndihmë.