Foto të rralla/ Në brendësi të një burgu të Gjermanisë Naziste, aty ku mbaheshin kriminelët më të rrezikshëm të luftës

14/03/2020 07:55

Jeta pas hekurave e të burgosurve më famëkeq të kampeve të luftës, të ndërtuara nga Gjermania Naziste, është zbuluar me një koleksion fotografish.

Fotografi gjerman, Johanannes Lange, asokohe u ngarkua me detyre që të dokumentonte me anë të fotove çdo tentativë arratisjeve të Aleatëve (ushtarë Anglez, Amerikanë, Rusë) nga kampi i përqendrimit Colditz, në Leipzig, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një ndër fotografitë më interesante është ajo e një të burgosuri, i cili përpiqej të arratisej nga kanalizimet e tualetit.

Gjithashtu në këtë galeri nuk mungojnë dhe fototografi të të burgosurve të konsideruar si më të rrezikshmit nga pala aleate. Për më shumë ju ftojmë të shikoni fotot e mëposhtme.

Top Channel