Pamjet me dron/ Gjithçka e boshatisur, si u duk sot Tirana pas “shtet-rrethimit” kundër koronavirusit

13/03/2020 21:11

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të premteje Shqipëria është futur në një “shtet-rrethim” për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri CoVid-19.

Në të gjithë vendin janë mbyllur lokalet, baret, restorantet, palestra dhe shumë biznese të tjera publike në kuadër të masave kundër CoVid-19.

Ndërkohë në Tiranë  ku jo rrallë herë jemi mësuar të presim në trafik, sot rrugët e qytetit kanë qenë krejtësisht të boshatisura. Në rrugë janë parë vetëm qytetarë që lëviznin me këmbë ose me biçikletë dhe patrullat e policisë të vendosur në hyrje daljet e qytetit.

Ndërkohë ju ftojmë të ndiqni pamjet e xhiruar me dron nga Franko Hoxha.

Top Channel