‘Një gol ndaj Forlì, si ai ndaj Interit’/ Ronaldinho, sërish në fushën e lojës: Ja përse zgjodha Ravennan
Sulmuesi kuqezi nuk ka zhvilluar as seancën e sotme stërvitore. Problemi fizik lidhet me përplasjen e rëndë me finlandezin Miro Tenho, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 67-të. Burime konfidenciale pranë Kombëtares konfirmojnë për gazetarin Endi Tufa të Top Channel se Muçi është në dyshim për ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve.
Shqetësim në kampin kuqezi në prag të nisjes drejt Hungarisë, ku Shqipëria do të luajë përballë Bjellorusisë ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Ernest Muçi rrezikon të mos jetë në dispozicion të trajnerit për këtë takim, pas dëmtimit të pësuar në përballjen e fundit ndaj Finlandës.
Bëhet fjalë për një dëmtim që sulmuesi kuqezi pësoi në minutën e 67-të të ndeshjes Shqipëri–Finlandë, pas një përplasjeje me futbollistin finlandez Miro Tenho. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq direkt për ndërhyrjen ndaj Muçit, në një episod që shkaktoi shqetësim për gjendjen fizike të futbollistit shqiptar.
Problemi duket se vazhdon të jetë prezent, pasi Muçi nuk ka marrë pjesë as në seancën stërvitore të zhvilluar këtë mëngjes. Burime konfidenciale pranë ekipit kombëtar konfirmojnë për gazetarin Endi Tufa të Top Channel se mungesa në stërvitje lidhet pikërisht me dëmtimin e pësuar ndaj Finlandës. Ky është një lajm shqetësues për stafin teknik, duke pasur parasysh edhe paraqitjen e mirë të Muçit në ndeshjen e kaluar, ku ishte një prej futbollistëve më të spikatur të Shqipërisë.
Kombëtarja përgatitet tashmë për udhëtimin drejt Hungarisë, por prania e sulmuesit në ndeshjen me Bjellorusinë mbetet në pikëpyetje. Stafi do të duhet të vlerësojë gjendjen e tij fizike për të kuptuar nëse do të mund të rikuperohet në kohë për sfidën e fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Top Channel