Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e shpall 15 marsin ditë lutjesh dhe agjërimi

14/03/2020 11:25

Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e ka shpallur 15 marsin ditë lutjesh dhe agjërimi

“Së bashku me Rrjetin e Lutjes kemi menduar që kjo e Dielë, dt. 15 Mars të përkushtohemi në lutje dhe agjerim para Perëndisë. Ndërsa shumë kisha do të zhvillojnë shërbesat live stream kësaj jave, le të shfrytëzojmë kohën jo për të qëndruar para televizorit apo internetit, por të kërkojmë ndërhyrjen e Perëndisë që frikërat të largohen, viroza të largohet dhe njerëzit t’i kthehen normalitetit.

Vetë Perëndia ynë, nuk na ka dhënë fymën e frikës, por të fuqisë në emrin e Tij. Le të ecim në paqen e Perëndisë dhe që prezenca e Tij do të mbushë jetët tona dhe gjithë vendin tonë.

Ndërkohë lutemi edhe për gjithë shtetet që janë të prekur nga ky virus dhe që bekimet e Perendise do të vijnë mbi këta popuj”, thuhet në mesazhin e tyre.

Mesazhi i plotë

Të dashur vëllezër dhe motra,

Ditët në të cilat po jetojmë duken të vështira për kombin dhe popullin tonë. Ne besojmë që si Kisha Shqiptare jemi ndërmjetësuesit e këtij vendi para Perëndisë. Fjala e Zotit na thotë 2 Kronikave 7 :14 “Në qoftë se populli im, i cili thirret në emrin tim, përulet, lutet, kërkon fytyrën Time dhe kthehet prapa nga rrugët e këqia, Unë do ta dëgjoj nga qielli, do t’i fal mëkatin e tij dhe do të shëroj vendin e tij.”
Ne besojmë se kjo është koha që si Kisha Shqiptare duhet të kërkojmë fytyrën e Zotit dhe shërimin e vendit tonë nga Corona Virusi. Le të lutemi që ky virus do të zhduket, dhe njerëzit nuk do të kenë frikë nga virusi, por do të kthehen tek Zoti dhe do të kenë frikë vetëm nga Jezusi.

Së bashku me Rrjetin e Lutjes kemi menduar që kjo e Dielë, dt. 15 Mars të përkushtohemi në lutje dhe agjerim para Perëndisë. Ndërsa shumë kisha do të zhvillojnë shërbesat live stream kësaj jave, le të shfrytëzojmë kohën jo për të qëndruar para televizorit apo internetit, por të kërkojmë ndërhyrjen e Perëndisë që frikërat të largohen, viroza të largohet dhe njerëzit t’i kthehen normalitetit. Vetë Perëndia ynë, nuk na ka dhënë fymën e frikës, por të fuqisë në emrin e Tij. Le të ecim në paqen e Perëndisë dhe që prezenca e Tij do të mbushë jetët tona dhe gjithë vendin tonë.
Ndërkohë lutemi edhe për gjithë shtetet që janë të prekur nga ky virus dhe që bekimet e Perendise do të vijnë mbi këta popuj.
Të mbajmë në mënyrë të veçantë në lutje personat që janë prekur nga covind 19 për paqe në jetët e tyre dhe shërim, dhe kryesisht moshën e tretë.

Ju lutemi, lajmëroni kishat tuaja për një thirrje kombëtare lutje dhe agjërimi në datën 15 Mars për të sjellë Shqipërinë përpara Zotit.

Jemi mirënjohës që jemi një familje në Krishtin dhe mund të shkojmë të gjithë së bashku përpara Tij me lutje dhe përgjërime.

Vëllai juaj në Krishtin,

Ergest Biti

Top Channel