ISIS udhëzon militantët e saj: Lani duart para se të hani, epidemitë ndodhin me lejen e Zotit

13/03/2020 18:31

Organizata terroriste ISIS ka lëshuar udhëzime ndaj militantëve të saj, se si të marrin masa parandaluese kundër koronavirusit të ri.

Një listë me “direktivat fetare” për trajtimin e sëmundjeve infektive u shfaq në numrin më të fundit të gazetës së grupit terrorist, AL- Naba.

Lista përfshin: “Qëndroni larg nga njerëzit e sëmurë; lani duart para se të hani; shmangni udhëtimet në zonat e prekura. Këto udhëzime janë të ngjashme me këshillat që janë ndërmarrë gjerësisht nga qeveritë botërore. Gjithashtu dekreti përfshin besimin dhe strehimin tek Zoti, si edhe shprehet qartë që epidemitë nuk shfaqen vetvetiu por me urdhrin dhe lejen e tij.

Ndonëse ISIS ka humbur pothuajse të gjithë bastionet e saj në Lindjen e Mesme, mendohet se luan ende rol vendimtar në territoret në Irak dhe Siri, shkruajnë mediat e huaja. Iraku deri më tani ka raportuar 70 raste të personave të prekur nga koronavirusi, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në tetë. Nga krahu tjetër Siria, një nga vendet që militon ISIS, ende nuk ka raportuar asnjë rast të konfirmuar me virusin famëkeq.

Top Channel