E enjte, 28 Nëntor 2019
18:07
Emri/ Tentoi të përfitonte nga fatkeqësia duke kërkuar donacione në emër të kryeministrit, arrestohet

Një person është arrestuar pasi ka tentuar që të përfitojë para në emër të kryeministrit duke hapur një faqe në “Facebook” me emrin “rilindje”.

18:04
Solidariteti për viktimat/ Edhe Maqedonia e Veriut sjell kamion me ndihma

Solidariteti për të prekurit nga tërmeti që ka rënë në Shqipëri më 26 në orë 03:55 me magnitudë 6.4 ka qenë shumë i madh.

17:39
Kompania “Gener 2” do të ndërtojë 20 apartamente në Thumanë

Kompania “Gener 2” vendosi t’i përgjigjej thirrjes për ndihmë, në këto momente të vështira që po kalon vendi, si pasojë e goditjeve nga tërmeti.

17:37
Shefqet Kastrati dhe familja e tij dhuron 1.5 milion euro për të dëmtuarit e tërmetit

Presidenti i kompanisë Kastrati, Shefqet Kastrati dhe familja e tij kanë vendosur që të dhurojnë 1.5 milion euro.

17:32
Aksident i rëndë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një aksident i rënë  ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Verbas në Fier. Tre autojmete janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë një të vdekur dhe 5 të plagosur.

17:17
I njëjti destinacion i njëjti qëllim, dora për ndihmë

Edhe pse konsiderohen si vite të largëta ai i vitit 1999, kujtesa e qindra mijërave shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës është ende i freskët në ato vite. Kosova ishte në gjendje lufte me Serbinë.

17:12
Zyrtare/ Shkon në 45 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 45 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që preku vendin ditën e martë në orën 03:55 të mëngjesit.

17:07
Thumanë/ Pas përfundimit të kërkim shpëtimit, nis shembja e pallateve

Pasi ka përfunduar ditën e sotme kërkim shpëtimi në pallatet e shembura në Thumanë, tashmë ka filluar shembja e tyre.

16:57
Sekretari i Shtetit: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krahë të miqve tanë në Shqipëri

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Michael R. Pompeo ka reaguar me rastin e Ditës së Pavrësisë si dhe për viktimat e tërmetit.

16:47
Rikthehet Europa League, ja kush konsiderohen sfidat më të rëndësishme të ditës së sotme

Rikthehet këtë të enjte Europa League në raundin e 5-të të ndeshjeve në grupe, ndeshjet që do të luhen ditën e sotme do të përcaktojnë shumë në ecurinë e skuadrave që priten që të kalojnë në fazën tjetër. Tre takime do të luhen në orën 16:50, ku më i spikaturi është dueli që do të transmetohet në platformën Digitalb, mes Krasnodarit dhe Baselit.

16:34
Partizani viziton kampin e banorëve në Thumanë

Ekipi i futbollit Partizani ka vizituar ditën e sotme kampin në Thumanë, ku janë vendosur banorët që janë prekur nga tërmeti i frikshëm i ditës së martë.

16:11
Ekspertët nga Greqia/ Në operacionin e Thumanës ku u nxorën trupat e pajetë

Ekipi i emergjencave nga Greqia që ka mbërritur për të qene pjesë e operacioneve ndodhet në Thumanë. Me njërin prej tyre bisedoi Gazetari Muhamed Veliu.
Intervista e Plotë:

15:55
Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën e njohur si “dy gjelat”, kërkohen dy trupa

Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se specialistët francezë të emergjencës civile dhe efektive të komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin e kërkim shpëtimit në Durrës, në zonën e njohur si dy gjelat.

15:51
Momenti kur zjarrëfikësit nxjerrin të gjallë 33-vjeçarin nga rrënojat e hotelit në Durrës

Adriatik Bode , është njëri nga të shpëtuarit gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit tek “Miramare” në Durrës.

15:40
Mbyllet operacioni i kërkim-shpëtimit tek godina pranë Kryqit të Kuq

Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka përfunduar operacioni i kërkim shpëtimit pranë godinës së Kryqit të Kuq.

15:35
E lënduara vjen nga spitali Durrësit drejt Traumës – VIDEO

Ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë një person i transportuar nga Spitali i Durrësit. Bëhet me dije se deri më tani në Spitalin i traumës në Tiranë janë paraqitur 6 të lënduar.

15:33
Rëndohet bilanci, shkon në 42 numri i viktimave

Ka shkuar në 42 numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit.

15:21
Tërmeti tragjik në Shqipëri, Papa Françesku: Dhurojmë 100 mijë euro

Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.

15:17
Ministrja Manastirliu: Nuk ka dëmtime në strukturën e spitalit në Durrës, pas tërmetit të fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes në një deklaratë për media shprehet se ekspertët pas një akti konstatimi për dëmet nga tërmeti, nuk ka dëmtime në strukturë por dëme të cilat mund të rikuperohen dhe është marr masa për të ndërhyrë.

14:54
Basha në Durrës: Mirënjohje për heronjtë e spitalit, kanë përballuar një punë të jashtëzakonshme

Kryetari i PD-së ndodhet në Durrës, për të qenë në kontakt me banorët që kanë nevojë për strehim dhe ushqim, si dhe për të parë nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit në 3 pikat më të goditura në Durrës.

14:47
Tërmeti/ “Lumë” ndihmash nga Shqipëria dhe Kosova, magazinohen në Nikël

Krahas grumbullimit të ndihmave në shkollën e mesme në Thumanë hapet një tjetër pikë grumbullimi dhe shpërndarje në Nikël.

14:39
Një tjetër lëkundje, magnituda 3.9

Një tjetër tërmet është ndjerë pak më parë me magnitudë .9.

14:35
Trafik për shkak të tërmetit/ Qytetarët largohen nga Durrësi

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga mbikalimi i Shkozetit, gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyci jep detaje rreth bllokimi të qarkullimit të mjeteve.

14:33
Sako: Zyrat e njësive administrative të hapura për qytetarët që kanë nevojë për veshje dhe ushqime

Të gjitha zyrat e njësive administrative janë të hapura gjatë 24 orëve për të ofruar ndihmën e nevojshme me batanije, veshje dhe ushqime.

14:25
Të pastrehët strehoen në hotel, komplekset e plazhit të Durrësit hapin dyert

Në një lidhje direkte nga Restoranti “Fafa Premium”, janë strehuar qindra persona pas tërmetit të ndodhur këtë të martë në Shqipëri me epiqendër Durrësin.

14:22
Tërmeti/ Grupi parlamentari i PS dhuron rrogat e nëntorit

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka njoftuar se PS dhe 60 kryetaret e bashkive do të dhurojnë të gjithë pagën e muajit nëntor për banorët e prekur nga tërmeti.

14:18
Ambasada Amerikane: SHBA qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shprehur keqardhjen për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:11
Ndihma italiane/ Në operacionet e Thumanës edhe ekipe nga vendi fqinj

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka intervistuar një pjesëtar të një organizmi kombëtar të zjarrfikësve në Itali, i cili ka ardhur në Shqipëri së bashku me ekipin e tij për të ndihmuar në operacionet e Thumanës.

14:10
Situata në Krujë: 6 pallate me dëmtime, të pabanueshme

6 pallate janë shpallur të pabanueshme në Krujë.

13:59
Bllokohet kalimi tek mbikalimi Shkozetit pas tërmetit

Është bllokuar kalimi i automjeteve tek mbikalimi i Shkozetit pas tërmetit që goditi Shqipërinë rreth 2 orë më parë me magnitudë 5.2 rihter.

13:58
Tërmeti/ Forcat e ushtrisë amerikane mbërrijnë në Shqipëri

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit në Shqipëri ka pasur një vëmendje maksimale nga të gjitha shtetet e Europës por edhe nga SHBA.

13:58
Kostoja e tërmetit shkatërrimtar/ Dëmet e jashtëzakonshme, përllogaritja të hënën

Kostoja më e madhe e tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës janë dhjetëra jetët e humbura njerëzore. Por pas bilancit tragjik të viktimave, Shqipëria duhet të përballet me një tjetër bilanc, atë të dëmeve të jashtëzakonshme ekonomike.

13:45
Tërmeti/ Nxirret nga pallati një person me aftësi të veçanta

Është nxjerrë nga pallati një person me aftësi të veçanta pasi rrezikonte jetën pas tërmeteve.

13:28
FSK nis për Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

13:21
Përcillet Komisar Hajdarmetaj/ Humbi jetën në rrënojat e Kavaleshencës në Durrës

I është dhënë lamtumira e fundit Kryekomisarit, Bajram Hajdarmetajt, i cili humbi jetën nën rrënojat e Kavaleshencës në Durrës.

13:14
Policia bën bilancin, gjendja për Thumanën e Durrësin

Në Thumanë dhe Durrës prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme dhe deri në orën 12.40 janë nxjerrë nga rrënojat 10 shtetas të pajetë.

13:04
Laç/ Pallati i dëmtuar, banorët nxjerrin çka të munden – Video

Në pamjet që shihni më poshtë, pallati është dëmtuar totalisht, nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë herët në mëngjes, këtë të martë.

12:53
Edhe banorët e Tiranës të frikësuar të qëndrojnë në ndërtesat e tyre

28 Nëntori, Dita e Flamurit në Shqipëri sivjet e gjen vendin në një situatë të rëndë, ku ende po gërmohet për trupa të mbetura nën rrënoja nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

12:47
Tërmeti me magnitudë 5.1, një i lënduar

Drejtori i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Mjekësore tha se ka shumë thirrje nga Durrësi kjo pas tërmetit të fundit me magnitudë 5.1.

12:43
Skandali i të përjavshmes serbe: Vuçiqit i drejtohet arma

E përjavshmja serbe, NIN ka shokuar lexuesit e saj pasi në ballinën e saj vendosi fotografinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me një armë që i ishte drejtuar atij.

12:41
“Mos dëgjoni të paudhët”/ Rama bën thirrje: Ju lutem mos dërgoni më ndihma…

“Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba”, shkruan kryeministri i vendit, Edi Rama në rrjetin social “Facebook”.

12:38
Pamje tragjike nga fshati Shkallnur në Durrës dhe Golem

Fotot që shihni më poshtë vijnë nga fshati Shkallnur në Durrës dhe nga Golemi.

12:30
Të paktën 22 persona vdesin në veri të Afganistanit

Të paktën 22 persona, përfshirë 15 civilë janë vrarë në 24 orët e fundit në dy incidente të ndara në veri të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.

12:27
Ekipet vështirësi për nxjerrjen e trupit të Sotiraq Mishos, betoni i ka zënë këmbët (video)

Pamjet që shihni në video vijnë nga hoteli Miamare në Durrës ku po punohet për nxjerrjen e trupit të Sotiraq Mishos.

12:26
UEFA dhe Federata holandeze letër ngushëllimi për viktimat në Shqipëri

Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku Shqipërinë nga një seri tërmetesh të njëpasnjëshme, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata dhe telegrame zyrtar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës Michael van Praag dhe shumë personalitete të futbollit evropian dhe botëror.

12:14
107 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe copëtimi i saj më vonë

Më 28 Nëntor bëhen 107 vjet që kur u shpall pavarësia e Shqipërisë. Deri në arritjen e kësaj dite u bënë përpjekje gati 500 vjeçare që nga koha e Skënderbeut, kryengritjeve dhe lidhjeve të shumta të shqiptarëve për çlirim nga pushtuesi osman.

11:54
Situata në qarkun e Lezhës pas tërmetit, shtëpi të pabanueshme dhe evakuim i qytetarëve në çadra

Janë kryer verifikimet e dëmeve nga tërmeti në qarkun e Lezhës dhe raportohet se nga informacionet e marra në Bashkinë e Kurbinit 28 pallate dhe 75 banesa private janë të dëmtuara rëndë si dhe janë cilësuar si të pabanueshme nga specialistët.

11:54
Tërmetet vijojnë, lëkundet sërish toka

Toka sapo është lëkundur sërish. Tërmeti i orës 11:52 ishte me magnitudë 5.1 pranë kepit të Rodonit.

11:37
Tragjedia në një foto, tërmeti i merr jetën 4 pjesëtarëve të familjes Reçi

Lot, ankth, pritje dhe shpresë për jetë të gjalla, për një mrekulli nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë në 03:54 të së martës.

11:22
Durrës/ Gjendet trupi i Sotiraq Mishës në zonën e plazhit

Në Durrës në zonën e plazhit në hotelin Miamar sapo është nxjerrë trupi i Sotiraq Mishës, 55 vjeçarit nga Korça.

11:17
Reportazh i Corriere della Sera: Tërmeti në Shqipëri bashkon shqiptarë, kosovarë e serbë

Tërmeti i së martës në Shqipëri ka bërë shumë jehonë në median e huaj sidomos atë italiane. E përditshmja ‘Corriere Della Sera’ i ka kushtuar një jehonë kësaj ngjarje të rëndë që duket se ka pasur edhe anën pozitive të saj teksa ka bërë mrekullinë duke bërë bashkë, shqiptarë, kosovarë, serbë, kroatë e maqedonas teksa japin ndihmën e tyre për të prekurit e tërmetit në Durrës dhe Thumanë.

11:16
Braktis turin dhe fluturon drejt Shqipërisë, Bebe Rexha do të ndihmojë personalisht të prekurit nga tërmeti

Pasi hapi një llogari në “gofundme” për të mbledhur para për tërmetin që “shkundi” Shqipërinë dy ditë më parë, Bebe Rexha do të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit nga fatkeqësia natyrore.

11:08
Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, u gjetën 22 trupa të pajetë

Ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë.

11:03
Fake News-et/ Rama paralajmëron portalet: Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me të gjithë portalet kur thotë se “Do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre “, në rast shpërndarje të informacionit të rremë dhe që përhap panik pas situatës së rëndë me tërmetet.

10:54
Fotot/ Tërmeti bën bashkë Ramën dhe Metën

Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi janë bërë bashkë për situatën e rëndë që la tërmeti i së martës.

10:47
Fotot/ Shkatërrimi i ”Olimpikut”, në qendër të Golemit

Fotot më poshtë vijnë nga Golemi.

10:34
Tërmeti. Shkon në 41 numri i viktimave

Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

09:43
Reshje shiu sot dhe nesër, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

09:30
Flamuri nën rrënoja/ Lleshaj: 28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Festa e Flamurit ka gjetur çdo shqiptar të goditur fort nga tragjedia e tërmetit që la pas dhjetëra viktima.

09:20
Basha: Këto 3 ditë, më të vështirat e viteve të fundit, nxorën më të mirën e njerëzve

“Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë”, kështu shkruan Basha në facebook sot.

09:09
Foto/ Njihuni me Evi Kardashian, balerinën që vdiq nën rrënojat e hotelit

Një nga personat që ka humbur jetën në tërmetin e rënë para dy ditëve është edhe balerina Eviola Broshka.

09:01
Kater tërmete me forcë 3.3 rihter

Shqipëria është goditur nga katër tërmete me force 3.3 rihter rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.

08:39
Konfirmohet viktima e 40 në Durrës

Është konfirmuar viktima e 40 si pasojë e tërmetit të së martës.

08:32
Flet e motra e Manjola Cakonit: Jemi shumë të vrarë, motra nuk e di që i ka vdekur vajza dhe burri

Saimira Baçi ka folur për kamerën e Top Channel. Ajo është e motra e Manjola Cakonit e cila ka humbur vajzën, 15 vjeç dhe burrin , si pasojë e tërmetit së të martës.

08:28
Tërmeti, 39 viktima numri zyrtar (emrat)

Ka shkuar në 39 bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

08:20
Tërmeti/ Porositë e Ramës në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë këtë mëngjes, lidhur me situatën katastrofike, në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit.

07:24
E konfirmon Gregori, në tërmetin e Durrësit humb jetën shoqja e ngushtë e djalit të kryeministrit Rama

Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

07:03
Nxirren edhe tre trupa të tjerë në Thumanë, shkon në 37 numri i viktimave

Rreth orës 4 të mëngjesit në Thumanë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 3 trupa të tjerë.

06:54
Thumanë/ Fusha e futbollit kthehet në kamp, 470 persona të strehuar në çadra

Një fushë futbolli në Thumanë është shndërruar në një kamp të madh ku janë ngritur 62 çadra në të cilat janë strehuar 470 persona. Shumë nga banorët qëndronin jashtë çadrave në pritje për tu akomoduar.

06:21
‘Errësira na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit’, Rama uron ditën e Flamurit

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit, ndonëse kësaj radhe kjo ditë feste nuk është si vitet e kaluara.

05:25
Tusk: Presidenti Trump një nga sfidat kryesore të BE-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump paraqet një nga sfidat më të mëdha për Bashkimin Evropian sepse ai po “lutet” për shpërbërjen e bllokut, tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

04:13
Pentagoni shkarkon Sekretarin e Marinës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar drejtuesin e marinës ushtarake, duke i dhënë kështu fund një përplasjeje shokuese mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqjes së lartë ushtarake për fatin e një pjesëtari të forcave speciale të marinës (SEAL), i cili akuzohet për krime lufte në Irak.

03:00
Sizmologu Finlandez/ Shqipëria dhe rreziku i tërmeteve

Tërmetet nuk mund te parashikohen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë sizmologu finlandez, Toni Veikkolainen. Ai thotë se Shqipëria është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, ndaj është zonë e prirur për tërmete.

02:02
Video/ Solidaritet me të prekurit nga tërmeti, Mirush Kabashi interpreton live në Top Channel

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka interpretuar një poezi live në Top Show në Top Channel.

01:03
Thumanë/ Nxirren 3 trupa, ja pamjet

Rreth orës 23 e 50 minuta në Thumanë u gjetën trupat e pajetë të 3 personave.

00:46
Thumanë, gjendet trupi i pajetë i 68 vjeçares

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ku së fundi është gjetur edhe një trup i pajetë në Thumanë.

E mërkurë, 27 Nëntor 2019
23:57
Rritet bilanci/ Një çift dhe një fëmijë, gjenden 3 trupa të tjerë në Thumanë

Vazhdojnë lajmet e këqija nga Thumana.

23:49
Rritet bilanci, gjendet një trup i pajetë në Thumanë

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur një trup të pajetë në Thumanë.

23:35
“Fustanet e bardha sot nuk i veshin për tu bërë nuse por për t’u bërë ëngjëj”, Amarda Toska rrënqeth me postimin e saj

30 vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital. Ajo kishte humbi më herët edhe vajzën e saj 8 vjeçare nën rrënojat e tërmetit.

22:52
Taksë për Rrugën e Kombit/ Rama: Gënjeshtër me bisht

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” sqaron se automjetet nga Kosova që po sjellin ndihma për shqiptarët e prekur nga tërmeti do të paguajnë zero taksë kalimi.

22:40
Shkon në 31 numri i viktimave, nxirret trupi i 22 vjeçares Griselda Lala

Një trup është nxjerrë në zonën e ish kënetës në Durrës.

22:28
Tërmeti. Dëmtohet godina e drejtorisë së Doganës Tiranë, urdhërohet evakuimi i punonjësve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Tiranë në një njoftim lajmëron se për shkak të dëmtimeve në godinë pas tërmetit të fuqishëm së të martës punonjësit nuk do lejohen të hyjnë brenda.

22:17
Basha në Durrës: Do ta kalojmë këtë situatë tragjike si një familje e madhe

“Sonte në Durrës, në lagjet 6 dhe 18, ku ende ka njerëz nën rrënojat e dy pallateve të shembura nga tërmeti, ndoqa nga afër punën e njësive të emergjencave civile nga Kosova, Franca dhe Rumania dhe të personelit tonë, të cilët prej ditës së djeshme po bëjnë përpjekje të mëdha në kushte shumë të vështira”, shkruan Basha.

22:01
SHBA përcakton kartelet meksikane të drogës si “organizata terroriste”

SHBA do të përcaktojë kartelet meksikane të drogës si organizata terroriste, tha të martën presidenti amerikan Donald Trump, pasi grupet e dhunshme vazhdojnë të mbajnë kontroll të fortë dhe vdekjeprurës në vendin e Amerikës Latine.

21:19
Australiani arrestohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një zjarrfikës vullnetar në Australi është akuzuar se ka ndezur qëllimisht shtatë zjarre në natyrë, në kohën kur vendi po përballet me qindra zjarre dhe krizë mjedisore.

21:13
Kosovë/ Hapet parku inovativ për familjarët e prekur nga tërmeti

Ambasada Gjermane në Kosovë së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë vendosur që ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren të kthehet në kampus inovativ, me kapacitet prej 800 shtretër, për njerëzit e prekur nga tërmeti.

21:13
Tërmeti në Shqipëri/ Zhvendoset toka, është rritur 10 centimetra

Tërmeti i së martës ngriti tokën rreth 10 centimetra afër qytetit të Durrësit, përgjatë bregdetit të Shqipërisë, shkruan agjensia e lajmeve Ansa.

20:38
Kërkimet për dy gra vazhdojnë në lagjen nr 6 në Durrës

Ekipet franceze dhe ato izraelite po punojnë për nxjerrjen e dy grave të mbetura nën rrënoja në lagjen nr 6 në Durrës .

20:28
Video/ Thumanë, momente nga kërkimi i familjes Cara dhe Vata

Këto që shihni në video janë pamje nga kërkimi i anëtarëve të familjes Cara dhe Vata.

20:21
Njësitë e FSK-së po vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e shtëpive

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe ekipet e shteteve të tjera, në kërkim të personave të mbetur nën rrënoja nga tërmetet e fuqishme që e goditën vendin mëngjesin e së martës.

20:21
Sa mund të mbijetosh nën gërmadha? Në Pakistan një grua u gjet edhe pas 2 muajsh

Një vajzë gjashtë muajshe u shpëtua katër ditë pasi ndërtesa në të cilën ndodhej, u rrëzua në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

20:08
Thaçi: Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po i viziton zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

20:08
Në Ferizaj ndizen qirinj në solidarizim me viktimat e tërmetit në Shqipëri

Dhjetëra qytetarë drejtues e përfaqësues të institucioneve të shtetit, shoqëri civile e grupe të ndryshme bamirësie, ndezën sonte qirinj në hapësirën para ndërtesës së Komunës së Ferizajt në solidarizim e bashkëndarje të dhembjes me viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

19:46
Media Britanike i kushton një shkrim Klement Çupit që vdiq në rrënoja, “Ai ka qenë gjithmonë i zgjuar dhe korrekt….”

Klement Çupi, është identifikuar si një prej viktimave të tërmetit të fuqishëm që shkundi Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit. Çupi kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe punonte si taksist.

19:43
Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut: Kurrë nuk kemi parë një shkallë kaq të lartë të tërmeteve, në të njëjtin rajon

Qendra Sizmiologjike Europiane e Mesdheut me anë të një postimi shprehet se nuk kanë qenë kurrë dëshmitarë të tërmeteve, në një shkallë kaq të lartë, të ndjera në të njëjtin rajon.

19:35
Familja durrsake strehohet nga familja kosovare që ndihmuan gjatë luftës

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

19:17
Rama në Thumanë bashkë me Elvis Naçin: Kush ka mbetur pa çati, nuk do mbetet pas dore

Kryeministri Edi Rama ishte në Thumanë ku ka inspektuar zonat e dëmtuara nga tërmeti i shoqëruar nga imami i njohur Elvis Naçi si dhe nga zv kryeministri Erion Braçe i cili ka premtuar ndërtimin e disa banesave në zonë.

19:17
Tërmeti/ Shkon në 30 numri i viktimave (emrat)

Ka shkuar në 30 numri i viktimave nga tërmeti.

19:16
Emiratet e Bashkuara Arabe japin ndihma për viktimat e tërmetit në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.

19:16
Ministri Bedri Hamza ndan 20,000 Euro për dy familjet Abazi

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka ndarë 20 mijë euro për familjet e Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoçë i Gjilanit që humbën jetën si pasojë e tërmetit në Shqipëri.