Në Krujë, kafe dhe raki/ Lokalet hapur, qytetarët rrezikojnë të infektohen

13/03/2020 16:25

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve të Top Channel, gazetarja Rudina Muça ka raportuar nga Kruja.

Fatkeqësisht, pak më larg Tiranës shumë qytetarë nuk e kanë marrë aspak seriozisht koronavirusin, duke rrezikuar që të rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmve.

Ne bëmë një vëzhgim në Krujë ku gjetëm qytetarë në lokalet e hapura duke pirë alkool si të mos ketë ndodhur asnjë gjë.

Top Channel