Presidenti Donald Trump pohoi në një postim në Twitter të premten se së shpejti testimet për COVID-19 do të zhvillohen “në një shkallë shumë të gjerë”.

Ai shkruante se janë mënjanuar procedurat burokratike, por pa dhënë detaje se kur apo si do të nisin testimet.

Njoftimi vjen ndërsa 6 shtete kanë urdhëruar mbylljen e shkollave publike mes tyre, Marilendi, Ohajo, Miçigani, Uashingtoni, Kentaki dhe Xhorxhia, një zhvillim që ka krijuar problemeve për prindërit për të gjetur mundësi për t’u kujdesur për fëmijët kur ata janë në punë.

Ndërkohë sekretari brazilian për Komunikimin Fabio Wajngarten rezultoi se ishte bartës i virusin (COVID-19), disa ditë pas një takimi që ai zhvilloi me Presidentin Donald Trump në Mar-a-Lago.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti nuk është testuar dhe vetë zoti Trump tha të enjten se nuk është “i shqetësuar” edhe pse kishte qëndruar pranë zotit Wajngarten për pak kohë.

Zyrtarët brazilianë njoftuan se mjekët kanë testuar dhe po mbajnë nën kontroll Presidentit Jair Bolsonaro.

Të enjten qyteti më i madh në Shtetet e Bashkuara shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të atyre që u cilësuan zhvillimeve “shqetësuese” lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se të enjten kishte 95 raste të konfirmuara në qytet, por sipas tij shifra mund të shkojë deri në 1 mijë javën tjetër.

“Vatja në këtë nivel nuk është e lehtë, por ka arritur në pikën ku është e nevojshme”, tha zoti de Blasio.

Kryetari i bashkisë tha se gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të qytetit fuqinë për të mbyllur shërbimin e metrosë dhe autobusëve, për të urdhëruar njerëzit të mos dalin, të vendosin rregullore lidhur oraret e lëvizjes apo për furnizime me racione.

Top Channel