Skuqet derbi brazilian! Zero gola, por 8 kartona të kuq

13/03/2020 13:22

Derbi brazilian i Kupës Libertadores u transformua në një luftë të denjë për kampionatin e arteve marciale.

Vetëm pak orë para se federata të vendoste pezullimin e të gtjitha sfidave për shkak të emergjencës globale nga koronavirusi, Gremio dhe internacional i dhanë jetë një beteje të vërtetë. Asnjë gol por 8 futbollistë të përjashtuar me karton të kuq.

Derbi i Porto Alegres ishte një sfidë plot tension ende pa nisur, por askush nuk e imagjinonte që finalja e sfidës do të ishte e këtij lloji. Nervat tradhtuan futbolsitët dhe pankinat respektive pak minuta nga fërshëllima e trefishtë e arbitrit, në një situatë që degjeneroi shpejt pas një kontrasti të Moises ndaj Pepe.

Arbitri Fernando Rapallini, një argjentinas me eksperiencë të madhe në ndeshje të tensionuara si River Boka, nisi të valëvisë kartonin e kuq për shumë lojtarë, ndërsa u konsultua edhe me sistemin e videoarbitrimit. në total 8 futbollistë të përjashtuar, por asnjë gëzim për gol.

Ekspertë të statistikave,  ndërkohë mendojnë se kjo ndeshje është larg rekordit të 1971. Asokohe në Kupën Libertadores Boka Zhuniors dhe Sporting Kristal, i dhanë jetë një beteje me plot 19 futbollistë të përjashtuar.

Top Channel