Rama: Kush është larguar nga Tirana dhe Durrësi të rikthehet para të hënës ora 08:00, perimetri mund të mbyllet sërish

13/03/2020 16:26

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se kush është larguar nga Tirana apo Durrësi për fundjavë të sigurohen që të kthehen para orës 08:00 të së hënës, pasi më shumë mundësi, perimetri do të mbyllet sërish.

Statusi i Ramës:

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

? FRIKË JO, KUJDES PO!

Top Channel