E mërkurë, 27 Nëntor 2019
17:18
Thumanë/ Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Policia e shtetit bënë me dije se vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, për gjetjen dhe nxjerrjen e personave që kanë mbetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë herët në mëngjes, këtë të martë.

17:15
Tërmeti. Lokalizohet një trup në zonën e ish-Kënetës, dyshohet i pajetë

Grupi i Vigilio del Fuoco në Durrës ka lokalizuar trupin e një personi, për të cilin paraprakisht dyshohet të jetë i pajetë.

17:09
Raportimet nga zona e ish-Kënetës: Gjendja nuk ka ndryshuar, punohet që të gjenden 4 personat e familjes Lala

Top-Chennel prej dy ditësh po zhvillon një edicion informativ maratonë, lidhur me tërmetin që ra mëngjesin e së martës, i shkallës 6.4 Rihter, ku si pasojë mbetën të vdekur 27 persona dhe qindra të tjerë janë të plagosur.

17:02
Komuna e Mitrovicës, 20 mijë euro për Shqipërinë

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndihmojë me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, familjet e dëmtuara nga tërmeti që ka ndodhur në Shqipëri.

17:02
Mbështetje nga Italia, Manastirliu: 30 vjeçari nga Spitali i Traumës transportohet në Bari

Një prej të lënduarve nga tërmeti që paraqitet në gjendje të rëndë M. Sh 30 vjeç sapo transportohet me helikopter për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.

16:49
Thumanë/ Nis puna për zgjerimin e kampit

Në Thumanë ka nisur puna për zgjerimin e kampit siç duket edhe nga fotot.

16:45
I gjithë Durrësi në alarm/ Rrëzohen depozitat sipër pallateve

Qytetarët e Durrësit kanë dalë nëpër rrugë të panikosur nga lëkundjet e tërmetit të fundit.

16:43
Banorët në Laç: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme rrezikojmë që të na shemben shtëpitë

Gazetarja e Top-Chennel Elda Menga që nga mëngjesi i sotëm, ndodhet në zonën e Laçit, zonë që u prek shumë nga tërmeti i ditës së djeshme.

16:30
Si u shemb shtëpia e familjes Lala, ku vdiqën 5 persona (video)

Kjo që shihni në video është shtëpia e familjes Lala në zonën e ish-kënetë ku u shënuan edhe 5 viktima, ndërkohë që ende kërkohen 4 të tjerë.

16:21
Tërmeti i fundit, ndërpriten për arsye sigurie operacionet e kërkim shpëtimit

Për arsye sigurie operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë për pak minuta.

16:04
Tërmet 5.6 rihter epiqendra përballë Durrësit

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë në orën 15 e 54 minuta.

15:45
Presidenti Thaçi në Thumanë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sapo ka mbërritur në Thumanë, zona e prekur nga tërmeti i rënë orët e para të mëngjesit këtë të martë.

15:42
“Nëse është nevoja vij për 22 orë nga Uzbekistani”/ Specialisti frëng i pilotazhit i gatshëm të ndihmojë popullin shqiptar

Specialisti frëng i pilotazhit, Thierry Solignac, i cili ka shërbyer për 3 vite në Shqipëri si instruktor për pilotët e vendit tonë ka reaguar sa i takon gjendjes aktuale në vend, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të djeshëm.

15:33
Rama: Në një ditë të zezë për Shqipërinë, heronjtë e Kosovës ta mbushnin syrin plot

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në “Facebook” tregon në foto njërin prej anëtarëve të ekipit të shpëtimit që kanë ardhur nga Kosova për në Shqipëri, në ndihmë të personave që ndodhen nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që shkatërroi një qytezë të tërë dhe mori jetën e 27 personave, ndërkohë që shumë të tjerë janë ende të zhdukur.

15:24
Spitali i Traumës/ 1 nga të lënduarit do transportohet drejt Italisë

Tërmeti i 26 nëntorit u mori jetën 27 njerëzve, plagosi 650 të tjerë (bilanci aktual) dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.

15:18
“Rrënjët Shqiptare” dhe Marin Mema mbledhin 800 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

“Rrënjët Shqiptare” me president Marko Kepin dhe Marin Mema kanë ndërmarrë një nismë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

15:08
Tërmeti/ Myftinia e Lushnjes dhuron gjak për njerëzit në nevojë

Myftinia e Lushnjes, për ti ardhur në ndihmë personave të plagosur nga tërmeti mori një nisëm për dhurim gjaku.

15:02
Solidaritet nga fqinjët dhe BE! Ndihma pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

Një tragjedi si kjo e 26 nëntorit, që do të mbetet e rrënjosur në memorien tonë kolektive, ka nxjerrë në pah dhe një frymë të jashtëzakonshme solidariteti nga vendet fqinj e përtej.

14:49
Durrës/ Specialisti italian: Operacion i vështirë, katet kanë rënë mbi njëri-tjetrin

Momentalisht vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

14:11
Meta vlerëson shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti Meta ka folur për mediat e huaja pas tërmetit të një dite më parë.

14:05
Tërmeti që tronditi Shqipërinë, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Vazhdojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit të personave të gjendur poshtë rrënojave si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin ditën e djeshme.

13:51
Basha: Qeveria të marrë masa, banorët nuk mund të rrinë në çadra

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka folur nga Thumana dhe është shprehur se qeveria duhet që të marrë masa pasi banorët nuk mund të qëndrojnë në çadra.

13:18
Ndiqni livestream në youtube të rejat më të fundit nga zonat e prekura nga tërmeti

Mëngjesin e ditës së djeshme Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm, ku edhe janë shënuar 26 viktima deri më tani.

12:56
Pallate të pabanueshme në Laç/ Vendoset shiriti i sigurisë, 173 banesa të dëmtuara

Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor ka shkaktuar dëme të shumta materiale kudo në Shqipëri.

12:37
Ndihmë për të prekurit nga tërmeti- Ku mund të dhuroni online

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm u mori jetën 26 njerëzve (bilanci aktual), plagosi 650 të tjerë dhe solli dëme të shumta materiale.

12:21
E gjithë Shqipëria në këmbë, mblidhen ndihma në çdo shesh për të prekurit e tërmetit

E gjithë Shqipëria është sensibilizuar dhe po mbledh ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës.

12:20
Toka lëkundet sërish- Sa ishte magnituda dhe epiqendra

Lëkundje sizmike janë ndjerë sërish në vend, jo më larg se pak minuta më parë.

11:53
Papa Françesku, mesazh ngushëllues: Populli shqiptar ka vuajtur shumë këto ditë

Mesazheve mbështetëse sa i takon situatës së krijuar në Shqipëri, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e djeshëm u është bashkuar edhe Papa Françesku.

11:33
Turqia dërgon ekipet e kërkim-shpëtimit/ Erdogan: Botës islame i bëj thirrje të mbështesë Shqipërinë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

11:27
Rama: Brenda 2020 të gjithë të prekurit do të bëhen me shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi duke u shprehur se brenda vitit 2020 shpreson që të gjithë personat e prekur nga tërmeti do të futen në shtëpia.

11:19
Durrës- Dy pallate të tjera shpallen të pabanueshme

Dy pallate të tjera janë shpallur të pabanueshme në bulevardin ”Dyrrah”, Durrës.

11:08
Nën rrënoja! Kërkohen 10 persona në Durrës dhe 6 në Thumanë

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e personave të gjendur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit që goditi vendin orët e para të ditës së djeshme.

10:48
Manastirliu: 8 persona në gjendje më të rëndë, dy mund të nisen drejt Italisë

Ministria Ogerta Manastirliu na ka përditësuar me të dhënat më të fundit sa i përket gjendjes së personave të shtruar në spitalin e Traumës.

10:44
Ditë Zie! Bashkia e Fierit ul flamurin në gjysmë shtizë

Bashkia e Fierit ka ulur flamurin në gjysmë shtizë. Qindra biznese, banorë, punonjës institucionesh dhe nxënës shkollash në Fier janë solidarizuar me familjet që janë dëmtuar nga tërmeti në Durrës.

10:29
Shkon në 27 numri i të vdekurve, nxirren nga rrënojat çifti i të moshuarve

Lajme të hidhura na vijnë nga Thumana ku bëhet me dije se një çift të moshuarish është nxjerrë nga rrënojat.

10:29
Rrezikoi jetën për shpëtimin e njerëzve, Vlora nderon një nga zjarrfikësit

Bashkia e Vlorës ka nderuar më titullin Mirënjohje e Qytetit të Vlorës një nga zjarrfikësit e Vlorës, Luan Kapaj, i cili ishte gati të sakrifikoi jetën e tij për shpëtimin e njerëzve që ishin nën rrënoja.

10:16
Hoteli i shembur në Durrës/ Dyshohet se një 52-vjeçar ndodhet nën rrënoja

Sipas pronarit të hotelit, vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në hotelin e shembur në Durrës.

10:04
Gjendja aktuale në Spitalin e Traumës- 31 të shtruar; 8 në vëzhgim

Teksa Këshilli i Ministrave e shpalli të mërkurën Ditë Zie vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat, ndërkohë që nga ana tjetër po trajtohen të plagosurit e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm.

09:51
Së shpejti nis kërkim-shpëtimi në pallatin 6-katësh të cilit i janë fundosur dy kate

Në lagjen 6, te pallati 6-katësh të cilit i janë fundosur dy katet e para dhe rrezikon shembjen e  kateve të tjera pritet të rifillojë së shpejti  operacioni i kërkim-shpëtimit.

09:32
Sërish forca nga Kosova

Kosova ka dërguar forca të tjera ditën e sotme për të kontribuar në nxjerrjen e personave nga rrënojat ku kanë mbetur.

09:25
Do festonte me shqiptarët Ditën e Flamurit, Basha anulon vizitën në Athinë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka anuluar vizitën në Athinë, ku kishte planifikuar të festonte bashkë me shqiptarët në Greqi, Ditën e Flamurit.

09:06
Departamenti i Sizmiologjisë: 523 tërmete që nga goditja e madhe

523 lëkundje të tokës që nga goditja e madhe e mëngjesit të djeshëm janë shënuar sipas Departamentit të sizmologjisë dhe Igjeum.

08:35
Tërmet me magnitudë 6.0 në Greqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 sapo ka rënë në Greqi.

08:16
Tërmeti, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri Rama doli në një konferencë live ku foli për të rejat më të fundit, ai njoftoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

07:56
Rritet bilanci/ Ndërron jetë në orët e para të mëngjesit një i plagosur në Spitalin e Traumës

Është rritur bilanci i viktimave nga tërmeti i cili ra dje në mëngjes në orën 03:54.

07:40
Shifër rekord/ 310 pasgoditje që prej mëngjesit të djeshëm

Dje në orën 03:54 vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm.

07:30
Foto/ Nisin kërkimet, ekipi nga Rumania me qen të stërvitur

Ka nisur që operacionet e kërkim-shpëtimit ku ekipeve shqiptare u kanë ardhur në ndihmë edhe ekipe të vendeve të tjera.

07:02
Tërmeti/ 24 të vdekur dhe 45 të shpëtuar, njihuni me bilancin e fundit

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka publikuar bilancin e plotë të bërë deri tani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga tërmeti kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar në total 650 persona.

06:46
Nuk ndaloi asnjëherë edhe kur shëndeti i tij ishte në rrezik, Rama publikon foton e zjarrfikësit hero

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në facebook ka publikuar një foto të një zjarrfikësi i cili nuk pushoi për një momnet për të dhënë shpëtuar banorët që ndodheshin nën rrënoja.

06:29
PSG surprizon Realin në minutat e fundit, Juventus mposht Atletikon

PSG del me një pikë nga “Bernabeu”, duke blinduar vendin e parë duke lënë të dytin pikërisht Real Madridin. Ndonëse madrilenët udhëhoqën 2-0 me golin e Benzemas, në çastet e fundit të ndeshjes Mbape dhe Sarabia barazuan çdo gjë.

06:12
Tsipras mesazh në shqip: Në këto orë të vështira mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar

Udhëheqësit ndërkomntarë janë solidarizuar dhe kanë dhënë mbështetjen e tyre për vendin tonë pas tërmetit të fuqishëm që ra dje në orën e para të mëngjesit.

05:41
Foto/ Njihuni me heroin e veçantë, qeni i Ushtrisë së Kosovës deri tani ka shpëtuar tre persona

Ushtria e Kosovës ka ardhur në ndihmë ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat banorët.

04:57
Vazhdojnë përleshjet vdekjeprurëse midis protestuesve dhe policisë në Irak

Një protestues u vra dhe 21 të tjerë u plagosën në përleshjet e vazhdueshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në Bagdad.

03:47
Vendimi i gjykatëses: Ish-zyrtari i Shtëpisë së Bardhë duhet të dëshmojë

Një gjykatëse federale amerikane nxorri të hënën në mbrëmje vendimin se ish-këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn duhet të zbatojë kërkesën e Dhomës së Përfaqësuesve që të dëshmojë në hetimin për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.

02:30
Kryetari Basha pranë familjes Lala në Durrës. Situatë dramatike në rrënojat e banesës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet në Durrës prej orës 22.00.

01:32
Shpëtimi i Klajdi Qatos, reagon Meta

Ka reaguar presidenti Ilir Meta për shpëtimin e Klajdi Qatos i cili ndodhej prej më shumë se 19 orësh nën rrënojat e pallatit të shembur.

01:04
19 orë nën rrënoja, shpëtohet Klajdi Qato

Pas më shumë se 19 orësh nën rrënoja, Klajdi Qato është nxjerrë nga rrënojat e pallatit.

00:46
Niset autobusi i parë, familjet e Durrësit nisen për në Kosovë

Disa familje janë nisur drejt Kosovës për tu strehuar atje në këto momente të vështira.

00:21
Video/ Helikopteri nga Italia ulet në Durrës, pamjet

Pas Kosovës edhe Itali po i vjen në ndihmë vendit tonë.

E martë, 26 Nëntor 2019
22:54
Historia tragjike e piktores/ Vite më parë i kishte vdekur burri, vajza 8-vjeç i vdes nën rrënoja, vetë humb jetën në spital

30 vjeçarja Diena Meçe që u nxor e gjallë tek pallati gjashtëkatësh në Durrës, fatkeqësisht humbi jetën në spital.

22:49
Tërmeti me magnitudë 6.4, 23 viktima

Ka shkuar në 23 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Durrësin mëngjesin e kësaj të marte.

22:21
Shkodranët ndezin qirinj dhe luten në Kishën e Zojës për të prekurit nga termeti

Në Kishën e Zojës, në këmbët e kalasë “Rozafa” në hyrje të qytetit, shkodranët kanë ndezur qirinj për jetët e humbura dhe i kanë drejtuar lutje Perëndisë, për të prekurit nga tërmeti, personat e mbetur nën rrënoja dhe të lënduarit.

22:10
Veç jetëve të njerëzve, humbje dhe nga trashëgimia kulturore

Përveç humbjeve tragjike të rreth 21 jetëve, Shqipëria sot ka pësuar dhe humbje në anën e kulturës historike.

20:15
Tërmeti, ndërrojnë jetë dy vëllezër kosovarë (emrat)

Isa Abazi dhe Shemsedi Abazi janë dy vëllezërit kosovarë që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin sot.

20:07
Operacioni për shpëtimin e Klajdit, Presidenti Meta në Durrës

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Durrës, një nga qytetet e prekura më rëndë nga tërmeti i fortë.

19:58
Foto ngjethëse, çastet kur viktimat nxirren nga rrënojat

Një nga katastrofat më të rënda natyrore në historinë e Shqipërisë për dhjetëvjeçarët e fundit ka shkaktuar 21 të vdekur deri tani, dhe me qindra të plagosur.

19:55
Tjetër tërmet lëkund vendin

Një tjetër tërmet ka goditur vendin pak më parë.

19:53
Tërmeti në Shqipëri, Meta anulon pritjen me rastin e 28 Nëntorit

Pas gjendjes alarmante në të cilën është vendosur Shqipëria pas tërmetit të mëngjesit të sotëm, ku 21 persona kanë humbur jetën, qindra të tjerë janë plagosur dhe ku numërohen shumë dëme materiale, presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka anuluar pritjen e organizuar ditën e 28 Nëntorit.

19:42
Pasojat e tërmetit, Rama: Familjet do strehohen në hotele, qeveria do nënshkruajë kontratë në 3 qytete

Mbi situatën e krijuar në vend, si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm duke sjellë viktima, të plagosur dhe dëme materiale; kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

19:00
Ndihma e Greqisë për tërmetin/ Meta: Ndihma e saj mesazh për vendet e tjera

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka përgëzuar Greqinë si dhe ministrin e Jashtëm të vendit fqinj, i cili ka ndjekur zhvillimet në terren pas tërmeti shkatërrimtar, që preku sot vendin tonë.

18:59
Pamje ekskluzive/ I mbijetuari nën rrënojat e pallatit në Thumanë

Një person është gjendur i gjallë nën rrënojat e Thumanës, ndërkohë që vijon kërkimi.

18:43
Macron në gjuhën shqipe shpreh keqardhje për viktimat në Shqipëri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë.

18:36
Tërmeti/ Vajza 8-vjeçare iu gjend e vdekur, RENEA shpëton gruan në Durrës

Pas 14 orëve përpjekje, forcat speciale Renea kanë mundur të nxjerrin gjallë nga rrënojat një 30-vjeçare, e quajtur Diena, e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

18:29
Tre persona të dënuar gabimisht në SHBA lirohen pas 36 vjetësh

Tre persona të dënuar gabimisht në Merillend të Shteteve të Bashkuara, u liruan pas 36 vjetësh në burg.

18:29
Vijon paniku, tjetër lëkundje në vend

Një tjetër lëkundje është ndjerë para pak minutash me magnitudë 4 që është ndjerë në kryeqytet.

18:17
Në ndihmë të Shqipërisë, qeveria e Kosovës merr masa

Kosova do të ndihmojë Shqipërinë me të gjitha kapacitetet teknike dhe financiare për të përballuar pasojat e shkaktuara nga tërmetet e së martës. Në një mbledhje urgjente, qeveria e Kosovës vendosi të ndante 500 mijë euro për Shqipërinë.

18:11
Viktimat e fundit të tërmetit/ Humbin jetën nënë e bir

Janë identifikuar dy viktimat e fundit të nxjerra nga rrënojat në Thumanë.

17:58
Tërmeti/ Shqipëria lajm i parë në mediat e huaja

Nga New York Times, CNN, BBC, Reuters, Dailymail e shumë te tjerë, mediat ndërkombëtare i bënë jehonë të menjëhershme lëkundjeve të forta të tërmetit në Shqipëri. Tërmeti i magnitudës 6,4, thotë NYT, është një ndër më të fuqishmit në dekada që trondit Shqipërinë; në artikull përmenden viktimat, kaosi e frika që ka mbjellë në vendin tonë furia e natyrës.

17:57
Bashkia e Tiranës 100 milionë lekë për Thumanën, Veliaj: Tirana ka ngritur flamurin e solidaritetit

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë hapa konkretë për t’i ardhur në ndihmë zonave të prekura më shumë nga tërmeti që goditi sot Shqipërinë.

17:46
Thellohet bilanci i tragjedisë, shkon në 21 numri i viktimave

Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 21 numri i viktimave

17:26
Kritike në Durrës/ Kërkohet ndërprerja e ujit, një burrë del i gjallë nga rrënojat

Pak minuta më parë, në lagjen numër 6-të të Durrësit është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një burrë, i cili u dërgua me emergjencë në spital.

17:25
Tërmetet më shkatërrues/ Të gjitha lëkundjet e mëdha deri me 21 shtator

10 tërmetet më të fuqishme që kanë goditur Shqipërinë janë regjistruar zyrtarisht duke nisur nga viti 1851, kur si pasojë e lëkundjeve në Berat humbën jetën 400 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

17:21
Tërmeti që goditi Shqipërinë/ Nga lëkundja e parë dhe deri te operacionet e shpëtimit nën rrënoja

Tërmeti me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter, rënë të hënën në orën 21 e 57 minuta, 25 km në veri të Durrësit do të ishte i pari në radhë i një serie sizmash të forta me epiqendër Durrësin, Fushë-Krujën dhe Mamurrasin, pikërisht këto janë zonat ku janë edhe dëmet më të mëdha, fatkeqësisht me humbje jetësh njerëzish dhe shembje shtëpish apo objektesh të ndryshme.

17:04
Dyshimet/ Tërmeti mund të ketë shuar familjen Cara në Thumanë (emrat)

Tërmeti i magnitudës 6.4 ballë i orëve të para të mëngjesit ka lënë pasoja katastrofike në vend, ndërsa janë shënuar deri më tani 18 viktima.

17:02
Tërmetet vazhdojnë, ja epiqendra dhe magnituda

Një tjetër tërmet i një magnitude më të vogël ka goditur sërish vendin.

16:58
Sportistët e Vllaznisë dhurojnë gjak për të lënduarit e tërmetit

Sportistët e klubit shumësportësh Vllaznia, kanë ndërmarrë një nismë vullnetare për dhurimin e gjakut ndaj të lënduarve të tërmetit.

16:53
18 viktima nga tërmeti/ NATO ul flamujt në gjysmë shtizë

NATO ka ulur në shenjë respekti flamujt e Francës dhe Shqipërisë.

16:44
Thellohet bilanci i tragjedisë, shkon në 18 numri i viktimave

Ka shkuar në 18 numri i viktimave, Burime pranë prefekturës në Durrës konfirmojnë shifrën.

16:43
Veliaj: Çdo shtëpi e dëmtuar do të bëhet nga e para

Në një kohë kur të gjitha ekipet e emergjencës për evidentimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i sotëm ndodhen në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur të gjitha qendrat sociale për banorët që kanë nevojë për strehim, ushqim apo përkujdesje.Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, vizituan të prekurit në qendrën sociale “Misto Mame” në Kombinat, ku theksuan se banesat e pabanueshme do të rindërtohen.

16:41
E mërkura ditë zie në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi ka shpallur të mërkurën, 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

16:41
Ndihmoni familjet e goditura nga tërmeti- Numrat e llogarisë së Top Channel

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë. 16 viktima dhe rreth 600 të plagosur është bilanci aktual i pasojave të lëkundjeve të fuqishme.

16:16
Tërmeti, Rama në Thumanë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Thumanë, në zonën më të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4.

16:01
Rëndohet bilanci i viktimave, 16 të vdekur

Nga Durrësi vijnë lajme të këqija. Tashmë bilanci i viktimave nga tërmeti është rënduar duke e çuar numrin e atyre që kanë humbur jetën në 16.

15:53
Tare: Jam i shokuar, gati të bëj të pamundurën për të ndihmuar vendin tim

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, aktualisht Drejtor Sportiv i klubit italian të Lazios, Igli Tare ka komentuar nga Italia momentin e vështirë që po kalon vendi ynë, pas tërmeteve të forta që e goditën në orët e para të mëngjesit.

15:52
Tërmeti/ Identifikohen 10 prej viktimave (Emrat)

16 janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

15:40
Mbërrin në Rinas ekipi i ekspertëve të Emergjencave Civile greke

Mësohet se kanë mbërritur në Rinas ekipi i ekspertëve të Emergjencave civile nga Greqia për në vendin tonë.

15:31
“Lutuni për Shqipërinë”, reagon edhe Rita Ora

Këngëtarja Rita Ora ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri.

15:23
Mrekullia e jetës, binjakët vijnë në jetë 20 minuta pas tërmetit

Në kohën kur vendi u përball me tërmetin më të fortë prej dekadash të tëra, paniku dhe frika pushtoi qytetarët, një pjesë e mirë e të cilëve kanë dalë nëpër rrugë të tronditur.

15:15
Qeveria e Maqedonisë jep 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

15:08
Rama bën thirrje për qetësi e durim: Do e përballojmë së bashku këtë pabesi të natyrës

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të kenë durim, duke thënë se situatën do ta përballojmë së bashku.