Dhoma e Përfaqësuesve, Agjencitë Federale përgatiten për telepunë

13/03/2020 04:57

Dhoma e Përfaqësuesve është duke u përgatitur për mundësinë që anëtarët e stafit të Kongresit të mund të duhet të punojnë nga shtëpia për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Përgatitjet po bëhen duke u nisur “nga rrethanat unike dhe të pazakonta që paraqet koronavirusi”.

Rregullatorët financiarë amerikanë po përgatisin gjithashtu plane emergjente, pasi ka raste të COVID-19 në periferi të Uashingtonit, Nju Jork, San Francisko dhe Nju Xhersi, të gjitha këto vende ku agjencitë rregullatore si Komisioni i Sigurimeve dhe Shkëmbimeve, Komisioni i Tregtimit të Mallrave dhe rregullatorët bankarë kanë zyra.

Agjensia e lajmeve Reuters njofton se agjencitë financiare po lejojnë më shumë punonjës të punojnë nga shtëpia duke kufizuar udhëtimin dhe duke anuluar konferencat.

Top Channel