Durrës/ Mbyllen tregjet industriale, ja kush janë tregjet që do të funksionojnë

12/03/2020 21:35

Në Durrës, mbyllen përkohësisht tregjet industriale, ndërsa tregu i fruta-perimeve dhe bulmetit do të funksionojë me orar të reduktuar dhe nën masa sigurie për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Në vijim të masave të veçanta për parandaluar përhapjen e COVID-19, bashkia e Durrësit vendosi mbylljen e përkohshme të tregjeve industriale të licensuara nga bashkia deri në një afat të pacaktuar.

Administrata e tregut agrobujqësor të organizojë funksionimin normal të tregut duke reduktuar orarin e funksionimit të tij nga ora 07.00 deri në 15.00. Pas kësaj ore të vijohet më pastrimin e mbeturinave dhe dezinfektimin e tij. Të merren masa për respektimin e distancës të tregtarëve, 2 metra nga njëri-tjetri dhe të mos lejohet tregtimi i produkteve ushqimore nga tregtarët pa masa mbrojtëse. Bashkia thekson se kjo masë merret për të ndaluar virusin dhe për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Top Channel