Masat e ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri kanë stopuar mëngjesin e sotëm edhe jetesën në Gjirokastër.

Lëvizje të reduktuara vihen re në zonën historike të Gjirokastrës, ku shumica e njësive të shitjes janë të mbyllura sot.

Farmacitë flasin për 5-fishim të kërkesës për maska dhe dezinfektantë që mungojnë aktulisht në të gjitha farmacitë.

Top Channel