Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, teksa disa lojtarë të Arsenal janë në karantinë.

Dyshohet se shkak për infektimin u bë Presidenti i Olympiacos Evangelos Marinakis, i cili më 27 shkurt në Londër, në përfundim të ndeshjes mes Arsenal dhe Olympiacos, zbriti në fushë ku takoi edhe lojtarë apo anëtarë të stafit të Arsenal.

Para pak ditësh Marinakis rezultoi pozitiv me koronavirus në Athinë. Nuk dihet nëse Arteta e ka marrë virusin nga Marinakis apo nga persona të tjerë pasi dhe Britania ka qindra raste me koronavirus.

Premier League është nga të paktat kampionate Europiane që nuk ka pezulluar ndeshjet, por ka lejuar të luhen pa tifozë. Nuk dihet se pas këtij rasti FA do të vendose pezullimin ose jo të kampionatit, pasi ndeshjet e fundjavës janë vendosur që të luhen pavarësisht rrezikut.

Top Channel