Foto/ “Bashkë do ja dalim”- mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv japin mesazhin prekës

13/03/2020 00:36

Spitali Infektiv është kthyer në karantinë që në momentin kur u konfirmuan 2 rastet e para me koronavirus.

Mjekët dhe infermierët janë të mbrojtur kanë marrë masa për tu mbrojtur nga të infektuarit me Covid-19. Ata janë të pajisur me uniforma speciale të cilët janë ndryshe nga ato që kanë përdorur më herët.

Infermierët dhe mjekët kanë një mesazh prekës për të gjithë qytetarët. “Ju lutem mos na shihni çuditshëm. Jemi ne mjekët, infermierët dhe sanitarët që ju kemi shërbyer gjithmonë, vetëm uniforma ka ndryshuar. Jemi ne më të rrezikuar dhe janë familjet tona janë të rrezikuara. Ju lutemi mos dilni në rrugë. Së bashku do ja dalim”- shkruajnë në rrjetet socaile disa mjekë të Spitalit Infektiv

FOTO GALERI
1/6

Top Channel