Kamera e operatorit të Top Channel Saimir Gera duke ndjekur punën e një postoblloku në zonën e Freksut, ka fiksuar pamjet e një të riu i cili nuk i bindet urdhrit të ndalim qarkullimit.

Sëbashku me një shok te tijin ky i ri udhëtonte me motor në drejtim të Dajtit.

Ai nuk kishte autorizim lëvizje e si pasojë është shoqëruar për në komisariat.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se në këtë zonë të Tiranës kalon një numër i limituar automjetesh ndërkohë ka lëvizje të pakta të qytetarëve që lëvizin për nevojat e tyre personale.

Top Channel