Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar bizneset që nënat vetushqyese duhet të lirohen nga puna ndryshe do të penalizohen.

Sipas Haxhiut, bizneset nuk po i lirojnë nënat vetushqyese me arsyetimin se ajo nuk përmendet shprehimisht në vendimin e qeverisë.

“Punëdhënësit duhet të zbatojnë vendimin e qeverisë edhe për nënat me fëmijët që i ushqejnë me gji.

Pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve. Në rastet e nënat me fëmijët që i ushqejnë me gji ky vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në vendim”, deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme dhe se abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet.

“Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të liroh et nëna. Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë vendimin”, përfundoi ministrja e Drejtësisë.

Top Channel