Aksion blic në baret dhe lokalet e Beratit, ISHSH merr masat për parandalimim e përhapjes së virusit

12/03/2020 19:29

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i qarkut të Beratit ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion blic në të gjitha lokalet dhe baret e qytetit të Beratit.

Inspektorët e këtij Inspektorati,kanë kontrolluar lokalet e baret përgjatë Pedonales,në qendër dhe nëpër lagje. Në kuadër të planit të masave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Inspektorati Shëndetësor Kombëtar,të gjitha këto biznese u kontrolluan për respektimin e rregullave të reja,ku parashikohet që në këto bare e lokale të respektohet distanca prej 2-metrash nga tavolina në tavolinë dhe 1-metër nga njëri tek tjetri.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nuk kanë rezultuar bare apo lokale që nuk i kanë respektuar këto rregulla të reja. Në krahasim me orët e para të ditës kur rrugët dhe lokalet ishin të tejmbushura, pasditja dhe darka i ka gjetur këto biznese bosh,gjë që të bën të mendosh se edhe beratasit kanë filluar ndërgjegjësimin për tu mbrojtur nga përhapja e virusit COVID-19.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Berat,Faik Shosha,ka deklaruar se,ky aksion do të shtrihet edhe në ditët në vijim në të pesta bashkitë e qarkut të Beratit.

Top Channel