E moshuara 94 vjeçare shpreh dëshirën e pazakontë: Shpresoj që kjo të jetë ditëlindja ime e fundit

12/03/2020 22:35

Një e moshuar në Amerikë është bërë virale në rrjete sociale për dëshirën e pazakontë gjatë ditëlindjes e saj të 94: “Shpresoj që kjo të jetë ditëlindja ime e fundit”.

E moshuara e identifikuar si Paige Kidder, nuk u duk shumë e lumtur në ditën që për shumëkënd mund të përkufizohet si e tillë. Dëshira e pazakontë  gjatë fryrjes së qirinjve u regjistrua me kamera nga mbesa e saj Pauline, e cila e ndau më pas filmimin në aplikacionin “Tik Tok”, nga ku  deri më tani është parë miliona here në rrjet.

“Në momentin kur gjyshja ime tha fjalinë e saj tanimë të famshme, unë nuk isha aq e tronditur sa miqtë e mi të pranishëm, për vetë faktin se ajo e ka thënë një frazë të tillë disa vite më parë. Të paktën, dua të besoj që ajo këtë e bën në formën e një shakaje”, u shpreh mbesa e të moshuarës për mediat e huaja.

Top Channel