E martë, 26 Nëntor 2019
13:50
Në Thumanë po kërkohet me qenë gjurmues

Tërmeti goditi vendin në orën 03:55 dhe ka shembur disa banesa në Durrës.

13:34
Komuna e Prizrenit ndihmon të prekurit nga tërmetit me ushqime dhe veshmbathje

Pas dridhjeve të shkaktuara nga tërmeti me epiqendër në Shqipëri, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka mbajtur një takim emergjent dhe konsultues me ekipet e sigurisë, emergjencës dhe drejtoritë përkatëse, për të vlerësuar situatën aktuale dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për veprim.

13:30
Tërmeti/ Prishtina solidarizohet, mbledhin ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

Thellohet tragjedia në vend dhe numri i viktimave vijon të rritet duke arritur në 13 persona, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm.

13:25
Tërmeti/ Kosova një minutë heshtje dhe 500 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

13:05
Rritet numri i viktimave, shkon në 13-të numri i personave që kanë humbur jetën

Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti që goditi vendin ditën e sotme.

12:24
Historia e policit në Thumanë, thirret në operacion për të shpëtuar nënën e tij

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

12:21
Nga tërmeti humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj

Është identifikuar një tjetër viktimë nga tërmeti në Durrës. Mësohet se mes 11 personave të konfirmuar që kanë humbur jetën është edhe kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

11:53
Tragjedia në Thumanë/ Banorët e pallatit të shembur kërkuan ndihmë 2 muaj më parë

Banorët e një prej pallateve në Thumanë që u shemb sot, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.5, kishin kërkuar ndihmë dy muaj më parë.

11:38
Edhe Policia e Kosovës mobilizohet dhe niset në drejtim të Shqipërisë

Sot, në orët e hershme të mëngjesit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ka mobilizuar njësitet e saja policore të cilat i ka nisur në drejtim të Shqipërisë, për t’iu asistuar njësiteve emergjente të cilat janë të inkuadruara në operacionin e kërkim-shpëtimit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm të ndodhur në disa lokacione të Shqipërisë.

11:30
Fillon ngritja e çadrave tek stadiumi në Durrës

Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që goditi vendin, ku deri më tani janë shënuar edhe 9 viktima.

11:28
Thellohet tragjedia, numri i viktimave shkon në 13. Në Thumanë dhe Durrës shpëtohen 28 njerëz

Është thelluar tragjedia në vend, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 13. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

10:54
Pas Shqipërisë edhe Bosnje Hercegovina goditet nga tërmeti i fuqishëm

Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që goditi vendin, ku deri më tani janë shënuar edhe 8 viktima.

10:50
Dëmtohet mbikalimi i Shkozetit, policia devijon trafikun

Marrë shkak nga tërmetet e ndodhura ditën e sotme më datë 26.11.2019, Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorët dhe punonjësit e mirëmbajtjes, kanë dalë menjëherë në terren. Në të gjitha akset kryesore të vendit qarkullimi kryhet pa problem.

10:43
Basha: Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me tërmetin që ka rënë në vend.

10:41
Tërmeti/ Ambasada Amerikane: SHBA dhe Shqipëria gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira

Ambasada Amerika ka reaguar pak më parë nëpërmjet një statusi në “Facebook” dhe shpreh ngushëllimet për tërmetin që ka prekur Shqipërinë.

10:39
Tërmeti i fuqishëm në Durrës, lëkundjet ndihen në 9 shtete

Tërmeti që ka rënë mëngjesin e sotëm në Shqipëri është ndjerë edhe në shtete të tjera.

10:32
Doli nga burgu, i riu nga Thumana vdes prej tërmetit

Kristian Preçi, është një djalë i ri i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak ditë më parë. Fatkeqësisht ai u nda nga jeta si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

10:25
Mediat ndërkombëtare mbulojnë gjerësisht tërmetin që goditi Shqipërinë

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 i cili ‘shkundi’ vendin tonë në orët e para të mëngjesit ka marrë vëmendjen e të gjithë mediave të mëdha botërore.

10:22
Tre persona në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Tre persona në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhen në spitalin e traumës në Tiranë. Drejtori i spitalit konfirmoi se të plagosurit ndodhen në kujdes intesiv, por theksoi se nuk mund të konfirmohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

10:09
Tërmeti/ Një shkollë dhe 4 shtëpi të dëmtuara në Kukës

Nga tërmeti i rënë në orën 03:55 në Bashkinë Kukës raportohen deri më tani 4 shtëpi të dëmtura dhe një shkollë 9 vjeçare.

10:06
Tërmeti/ Avionë emergjence nisen nga Italia dhe Greqia, Franca dhe Turqia në gatishmëri

Avionë me skuadra special janë nisur nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4. Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.

09:59
Tërmeti/ Forcat e Sigurisë së Kosovës nisen drejt zonave të dëmtuara

Njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt zonave të dëmtura në Shqipëri nga tërmeti.

09:42
Tragjedia nga tërmeti/ Shkon në 8 numri i viktimave, mes tyre edhe një vajzë e mitur

Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

09:26
Tjetër tërmet i fuqishëm, me magnitutë 4.9

Një tjetër tërmet i fuqishëm është shënuar para pak minutash në orën 08:27. Epiqendra e tij ka qenë në Durrës teksa lëkundje të forta janë ndjerë edhe në Tiranë.

07:34
Nxirret një tjetër trup i pajetë në Thumanë, shkon në 4 numri i viktimave

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë. Bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

07:34
MASH: Pezullohet mësimi në të gjithë vendin

Ministra e Arsimit ka njoftuar se mësimi ditën e sotme nuk do të zhvillohet në të gjithë vendin.

07:23
Video/ Top News “live” nga i gjithë vendi, ndiqni situatën pas tërmeteve

Top News dhe top-channel.tv po raportojnë në kohë reale të dhënat më të fundit sa i përket situatës së krijuar në vend, si pasojë e disa tërmeteve të fuqishme.

07:20
Veliaj: Kemi hapur disa palestra për strehim provizor. Pezullohen kopshtet dhe çerdhet

Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.

07:13
Video/ Vijon operacioni i shpëtimit në Thumanë, ja pamjet

Vazhdon puna për nxerrjen nga rrënojat e pallatit të shembur në Thumanë. Në terren ndodhen forca nga ekipi i ndërhyrjes së shpejtë dhe disa qytetarë.

07:12
Tjetër tërmet i fuqishëm trondit vendin

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur vendin para pak minutash. Lëkundjet ishim shumë të forta, por jo aq sa ai i pari.

07:10
Konfirmohet një viktimë në Thumanë

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit. Një person u raportua më herët që ishte hedhur nga ballkoni pasi e kishte kapur paniku, dhe kishte ndërruar jetë.

07:02
Tre orë nga tërmeti/ Konfirmohen 3 viktima në të gjithë vendin dhe 150 të plagosur

Tre janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

06:53
Durrës/ Nxirret viktima e parë nga rrënojat

Është shënuar edhe viktima e dytë si pasojë e tërmetit që ka rënë në orët e para të mëngjesit.

06:51
Video/ Momenti kur fëmija nxirret nga rrënojat në Thumanë

Ky është momenti kur një fëmijë nxirret i gjallë nga rrënojat e pallatit në Thumanë. Pallati u shemb si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

06:39
IGJEUM: Goditja kryesore ka kaluar, por qëndroni jashtë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.

06:35
Tërmeti/ Ministria e Arsimit: Në Tiranë dhe Durrës nuk do të zhvillohet mësim ditën e sotme

Për shkak të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit, Ministria e Arsimit ka njoftuar se në dy qytetet që janë prekur më shumë nga tërmeti Durrës dhe Tiranë, nuk do të ketë mësim.

06:33
Aksident në Kurbin, humb jetën i riu

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Kurbin.

06:22
Tërmeti/ Shkon në 136 numri i personave të plagosur në Durrës, Tiranë dhe Lezhë

Raportohet se 55 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spitalin e Durrësit. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

06:17
Tërmeti/ Konfirmohet viktima e parë, ka rënë nga ballkoni

Është konfirmuar viktima e parë si pasojë e tërmetit që ka rënë mëngjesin e sotëm.

06:12
Edi Rama mbërrin tek pallati i shembur në Durrës

Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55. Një pallat është shembur dhe disa persona kanë mbetur nën rrënoja.

06:08
VIDEO/ Mbipopullohet spitali i Traumës

Spitali i Traumës në Tiranë është i mbipopulluar pas tërmetit që ka rënë në Shqipëri, ku epiqendra ishte Durrësi.

06:03
Shembja e pallatit në Durrës, komshinjtë: Janë të paktën dy familje të bllokuara nën rrënoja

Janë të paktën dy familje që dyshohet se kanë mbetur të bllokuara nën rrënojat e pallatit të shembur në qytetin e Durrësit, si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4.

06:02
Ministri Lleshaj dhe Ardi Veliu tek pallati i shembur në Durrës

Durrësi ka qenë më i dëmtuari nga tërmeti i rënë në orën 03:55. Një pallat është shembur dhe disa persona kanë mbetur nën rrënoja.

05:57
Foto dhe Video/ Panik nga tërmeti, banorët braktisin shtëpitë

Në orën 03.54 një tërmet i fuqishëm me magnitutë ka goditur vendin tonë. Epiqendra ishte 10km nga Durrësi ku ka edhe dëmtime të shumta.

05:49
Foto/ Të plagosur dhe dëme të konsiderueshme nga tërmeti në Durrës

Persona të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale raportohet nga qyteti i Durrësit, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u regjistrua në orët e para të mëngjesit. Nga informacionet e fundit bëhet fjalë për persona të lënduar, por edhe për një pallat të shembur ky dyshohet se 10 persona kanë mbetur të bllokuar.

05:37
Tërmeti/ Ministria Xhaçka drejt Durrësit

Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Shqipëri në orën 03:55 ku epiqendra ka qenë në Durrës.

05:26
Pas tërmetit të fuqishëm, edhe 7 tërmete të tjerë

Një tërmet i fuqishëm ka rënë para pak minutash në Durrës dhe ka prekur të gjithë Shqipërinë.

05:14
Foto/ Tërmeti shemb pallatin në Durrës, 10 banorë të ngecur në rrënoja

Një pallat i ndërtuar rreth viteve 94 është shembur në Durrës nga tërmeti i rënë.

05:06
Video/ Tërmeti shemb ndërtesa në Durrës, ja pamjet e rënda

Durrësi është qyteti më i prekur nga tërmeti që shkundi vendin tonë në orën 3:54.

04:56
Emergjenca në Durrës/ Shembet pallati, banorët të ngecur brenda kërkojnë ndihmë

Emergjanca ka në Durrës nga tërmeti me magnitutë 6.4.

04:45
Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4/ Pallati në Durrës dëmtohet rëndë, banorët nuk dalin dot

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka shkatuar dëme serioze në Durrës. Tërmeti 6.4 rihter, shkatërrime në Durrës. Njerëzit kërkojnë ndihmë. Një pallat është dëmtuar rëndë dhe banorët nuk dalin dot

04:30
Tërmeti me magnitutë 6.4 shkundi Shqipërinë, raportohet për dëme

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë para pak minutave.

04:04
Nuk ka qetësi, një tjetër tërmet shkund vendin tonë

Një tjetër tërmet shkundi vendin tonë.

02:55
Tërmeti i fuqishëm godet vendin tonë, ja epiqendra dhe magnituta

Një tërmet i fuqishëm ka goditur vendin tonë në orën 02:47.

02:05
Forcat pro-demokratike fituese të zgjedhjeve në Hong Kong

Forcat pro-demokratike në Hong Kong korrën një fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës që shënuan një pjesmarrje rekord të votuesve.

01:27
Ajri i ndotur në Kosovë/ Ndotësit kryesorë, termocentralet pranë Prishtinës

Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër të rrezikshëm.

00:58
Debate të forta në Open/ Bushati: Kemi shtet policor, reagon zv-ministri Hodaj

Debate të forta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën speciale antiKÇK.

00:14
Ndodh çudia në Florida të SHBA-S-së, një qen drejton makinën për disa minuta

Një video kur shikohet një qen i cili është duke drejtuar makinën është duke bërë xhiron e botës.

Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Florida të SHBA-së. Pasi pronarja e qenit sapo kishte dalë nga makina për një moment, makina e saj filloi duke u rrotulluar në manovrën “indietro”, me qenin e saj i cili ishte ulur në anën e shoferit të makinës.

E hënë, 25 Nëntor 2019
23:42
Refuzuan grumbullimin, De Laurentiis hakmerret ndaj lojtarëve të Napolit

Pas vendimit të lojtarëve të Napolit për të kundërshtuar urdhrin e klubit për të qëndruar në grumbullim dy javë më parë, presidenti De Laurentiis ka gati “hakmarrjen” e tij dhe ka nisur një kërkesë në Kolegjin Arbitral, për këtë.

22:59
Interi zyrtarisht në garë për Eriksen, Marotta takon agjentin e danezit

Fantazisti danez i Tottenham, Cristian Eriksen e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Londra dhe as ulja në stolin e “Spurs” e një emri si Jose Mourinho, nuk ka ndikuar që të pranojë rinovimin e kontratës që skadon verën e ardhshme.

22:53
Debat mes ministrit Shalsi dhe Kadillit: Ti me çfarë merresh?

Debate të forta në Open në Top Channel po ndodhin mes ministrit të brendshëm Eduard Shalsi dhe Fatbardh Kadillit teksa po diskutohet për targetin e paketës speciale anti kçk.

22:38
Babait të motrave Hadid do t’i shembet shtëpia, ndërtim i paligjshëm

Një gjykatës në Los Anxhelos ka urdhëruar babain e supermodeleve Xhixhi dhe Bela Hadid që të shembë shtëpinë 100 milionë dollarëshe, pasi është një rrezik për komunitetin.

22:35
Spahiu në Open: Paketa Anti KÇK është fyerje

Kreshnik Spahiu u tregua shumë i ashpër me kompetencat e paketës antikçk ku foli në Open në Top Channel.

22:29
Debate të forta në Open/ Bushati: Kemi shtet policor, reagon zv-ministri Hoda

Debate të forta po zhvillohen në Open në Top Channel teksa po diskutohet për paketën special antikçk.

22:05
Pasi preku zemrat e të gjithëve me historinë e kuletës së humbur, tifozi anglez befason me një tjetër histori

Sfida midis Kosovës dhe Anglisë, në kuadër të eliminatorëve në “Euro 2020” kaloi me një episod mjaft interesant midis dy tifozerive. Përpara sfidës tifozët dardan, nxorën flamuj anglezë në shenjë respekti ndaj këtyre të fundit. Por marrëdhënia midis dy tifozerive është forcuar edhe më shumë nga një ngjarje të ndodhur fundjavën që lamë pas. Përpara sfidës midis dy kombëtareve, anglezit Simon Bruce, i kishte rënë kuleta në tokë me një sasi parash brenda saj, rreth 500 pound.

21:51
Mijëra gjermane përballen me dhunë në familje

Më shumë se 114000 gra në Gjermani janë përballur vitin e kaluar me dhunë në familje, kërcënime dhe kanosje nga bashkëshortët, partnerët ose ish-partnerët, sipas të dhënave të paraqitura me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

21:48
Ndriçohet ndërtesa e Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas

Me rastin e shënimit të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar fushatën e 16 ditëve të aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës së Qeverisë, Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.

21:47
Ndotja e ajrit mund të shkaktojë glaukoma

Një studim i ri zbulon se kimikatet në ajër ngushtojnë enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes me 6 për qind.Të jetosh në zona shumë të ndotura mund të rrisin rrezikun e humbjes të të parit, sugjeron një studim i Kolegjit universitar në Londër (UCL).

21:45
Kadilli në Open: KÇK-ja instrument që Rama të kapë drejtësinë

Fatbardh Kadilli i ftuar në Open në Top Channel tha se kçk-ja është një instrument që Rama të kapë drejtësinë.

21:45
Nuk ka dimër për brazilianen e nxehtë – Foto

Ish-engjëlli i Victoria, bukuroshja Alessandra Ambrosio po rimbush këto ditë bateritë e saj në Maldive.

21:33
“Jeni në shtrat me ta”/ Bushati debat me ministrin Shalsi për oligarkët

Krymistri Rama paralajmëroi grupin parlamentar se kush nuk voton për KÇK-në do të përjashtohet nga PS-ja.

21:33
Përplaset me telat e energjisë elektrike, përfundon me kokë poshtë aeroplani

Fatmirësisht, një aeroplan ja ka dalë të kalojë pa pasoja pas një përplasje me telat e energjisë elektrike në Minnessota, të SHBA-së.

21:24
Eduard Shalsi në Open: U thamë qytetarëve se po luftojmë krimin e organizuar

Eduard Shalsi, Ministër i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes është i ftuar në Open në Top Channel. Shalsi tha se lançimi i kryeministrit Rama është për të komunikuar me shqiptarët.

20:45
Ndaj Laçit vendos Asani, Partizani shkëputet në krye të renditjes

Jasi Asani u preferua nga minuta e parë sot nga trajneri Franco Lerda dhe justifikoi plotësisht besimin, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes ndaj laçit, dhe duke i dhënë partizanit fitoren me vlerë 3-pikëshe.

20:43
Veliaj ndez dritat e festave të Kalaja e Tiranës: Ta kthejmë këtë periudhë në muaj solidariteti

Pas Pazarit të Ri, festat kanë mbërritur edhe te Kalaja e Tiranës. E kthyer në një nga ikonat më të bukura dhe të vizituara të Tiranës, në Kalanë e Tiranës janë ndezur sot dritat e festave të fundvitit.

20:41
Kristaq Kume në “Top talk”: Ky sistem zgjedhor nuk pranon barazi votë dhe përfaqësim dinjitoz

Në studion e “Top Talk”, u fol edhe për sistemin zgjedhor në Shqipëri. Pyetjes së shtruar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se ky sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të mbyllura, kushtëzon lirinë e votës dhe intimidon qytetarët që të zgjedhin atë që duan për tu përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

20:40
Regjistrohen 6 viktima nga përmbytjet në Greqi, Francë dhe Itali

Të paktën gjashtë viktima janë regjistruar në pjesë të ndryshme të Evropës në një fundjavë stuhish, përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dheu. Në Itali dhe Francë, shirat e rrëmbyeshëm i morën jetën katër personave ndërkohë që një konsiderohet i zhdukur pasi shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu që morën me vete madje edhe rrugë.

20:40
Drejtoresha e AKT-së presion specialistëve për favorizim në tendera

Fiks Fare solli fakte mbi mënyrën sesi abuzohet me tenderat publike në institucionet shtetërore.

20:33
Elvis Naçi zyrtarizon blerjen e spitalit Continental: 5 mijë jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas

Elvis Naçi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas publikimit të dokumentit që ai ka blerë spitalin Continental.

20:28
Përse grindet më shpesh me vajzat, Stefi Prifti: Tani jam edhe babë edhe nënë, i them vetes …

Këngëtari i njohur shqiptar, Stefi Prifti ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj radhe shoqëruar nga vajza e vogël, Joana.

20:24
Paloka: Ditën që SPAK mori jetë, Rama vuri në zbatim planin B

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me fjalën që mbajti Rama sot për SPAK dhe BKH.

20:13
Ajri i ndotur në Kosovë/ Ndotësit kryesorë, termocentralet pranë Prishtinës

Mëngjesi i së hënës e ka zbardhur Prishtinën me ajër të rrezikshëm.

20:12
Matura, rregulla të reja/ Ndryshojnë pikët dhe nuk do ketë më bllokues valësh

Brenda 3 muajve të fillimit të vitit shkollor, nxënësit e vitit të tretë janë njohur me ndryshimet e rregullores së maturës shtetërore, ku pikë së pari është rritur niveli i kalueshmërisë nga 20% në 25%.

20:09
Kristaq Kume në “Top Talk”: Nuk mund të ketë referendum para vitit 2021, ja përse….

Në ditën e sotme në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar is- kryetari i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

20:09
Ja si vinin gjoba Bajrat/ Përgjimet e Prokurorisë, si i kërkoheshin pagesat bizneseve

Mjaftonte përmendja e emrit të drejtuesve të grupit “Bajri” në Shkodër, për të ngjallur frikë dhe për të pasur përfitime të paligjshme të parave apo për të ndikur deri në institucione shtetërore për punësime.

20:06
Përplaset nga makina, ndërron jetë 73-vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën dytësore Sukth-Maminas ku mjeti i drejtuar nga E.N 47-vjeç, ka përplasur B.P 73-vjeç, ku si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

20:06
Rruga, pistë garash/ Afër mesnatës në Tiranë-Elbasan nis loja e çmendur me makina

Pranë rrethrrotullimi të Teg-ut në autostradën Tiranë-Elbasan. Ora shënon 12:30 minuta pas mesnate dhe kjo rrugë është kthyer në një pistë garash.

20:03
Mesazh nga Siria: Na merrni shpejt/ Thirrja e Elona Shulit: Ju lutem, këtu do ndodhë diçka e keqe

Në numrin tim të “WhatsApp” ka mbërritur një mesazh nga Siria. Është Elona Shuli, vajza 17 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 6 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

20:01
Dokumenti/56 deputetë kërkojnë hetim të Metës për Marsida Xhaferrllarin

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka bërë kërkesë kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi, që të shtojnë emërimin e Marsida Xhaferrllarit si argument në procesin e hetimit për shkarkimin e tij.

20:01
Zëdhënësi i Metës në prokurori/ Pyetet për kërcënimin që mori nga një Ambasadë

Statusi i postuar në datën 21 nëntor, nga zëdhënësi i Presidentit përmend “një Ambasador në ikje” dhe për të cilin mendohet se ai është kërcënuar.

19:59
Faleminderit se u bëra vonë / Meta: Presidenti nuk ka asnjë shqetësim me dele deputetët

Presidenti Meta është pyetur lidhur me faktin që mazhoranca ka mbledhur firmat për ti shtuar një tjetër akuzë në komisionin hetimor lidhur me dekretimin e Marsida Xhaferllarit.

19:59
AntiKÇK, PD dhe LSI kundër/ Basha: Largimi i kësaj qeverie është ilaçi për këtë krizë

Lulzim Basha iu përgjigj akuzave të Edi Ramës, i cili për situatën e vështirë ekonomike fajësoi edhe opozitën jashtëparlamentare.

19:58
Shtatë prioritetet e Ramës/ Legalizime, kampusi universitar dhe “Mini-Shengeni Ballkanik”

I vetëm në skenën e Art Turbinës, për më shumë se 90 minuta, përpara asamblesë kombëtare të PS, deputetëve dhe ministrave , kryeministri Edi Rama renditi 7 prioritete për mandatin e mbetur 2 vjeçar të qeverisë.

19:19
Këngëtari që vuri në siklet organizatorët e AMA 2019

Këngëtari i njohur u ngjit si gjithë të tjerët që ishin ftuar te teatri Microsoft i Los Anxhelosit për natën e madhe të Çmimeve Muzikore Amerikane (AMA), por ndryshe nga të tjerët, ai dhe e dashura krijuan një skenë tepër të sikletshme.

19:10
Ka 32 gishta dhe të gjithë mendojnë se është shtrigë, rrëfehet 63-vjeçarja

Mund të duket si e çuditshme por është e vërtetë, një grua në Indi ka 20 gishta këmbësh dhe 12 gishta duarsh.

19:09
Meta: Pres popullin në shesh, nuk iki nga sheshi deri sa…

Presidenti Meta ka dalë në deklaratë për shtyp ashtu siç ishte paralajmëruar.

19:05
Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga përmbytjet në Francë, Itali e Greqi

Përveç Italisë, Franca dhe Greqia perëndimore janë goditur nga përmbytjet në ditët e fundit.

19:01
Mesazh informues lidhur me çmimin e biletave te Air Albania për festat e Nëntorit

Duke marrë shkas nga shkrimet dhe komentet e pasakta dhe keqinformuese të cilat kanë qarkulluar në disa prej portaleve dukshëm tendencioze, Air Albania dëshiron të bëjë një shpjegim publik lidhur me lajmin e rremë mbi rritjen e çmimit të biletave gjatë sezonit të festive të 28-29 Nëntorit.

18:55
Haxhiu premton përkrahje nga qeveria e ardhshme për sistemin e drejtësisë

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka takuar sot Sindikatën e Judikaturës, ku kanë diskutuar për gjendjen në të cilën ndodhen punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë.

18:52
Samsung bashkon Galaxy dhe Star Wars

Për të festuar vazhdimin e filmit legjendar Star Wars: The Rise of the Skywalker, premiera e të cilit do të shfaqet muajin e ardhshëm, kompania Samsung Electronics ka zbuluar një edicion të veçantë të Galaxy Note10 +.