Koronavirusi, tronditen tregjet botërore të aksioneve

12/03/2020 15:09

Tregjet e aksioneve vazhdojnë të jenë të tronditura nga përhapja e virusit COVID-19 dhe ndikimi i kësaj pandemie në ekonomi.Indeksi Nikkei i Japonisë u mbyll me humbje prej 4.4% ndësa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra me 3.7% kurse indeksi Shanghai i Kinës pësoi një rënie të vlerës prej 1.5%.Kurse tregjet australiane ranë më shumë se 7% të enjten.

Tregjet evropiane u goditën rëndë në orët e para të ditës ndërsa tregjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë shënuan një rënie prej 6%.

Në pritje të hapjes së bursës në Shtetet e Bashkuara, (NYSE 9:30 sipas orës së Nju Jorkut) parashikimet janë të zymta një ditë pasi tregjet pësuan rënie prej rreth 4%.Rënia e kërkesave për të udhëtuar, si rezultat i virusit të ri, po ashtu ka ndikuar në rënien e çmimit të naftës në tregjet botërore.

Top Channel