Teksa numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka kapur shifrën 23, Bashkia e Korçës ka ndërmarra disa masa mbrojtëse për frenimin e mëtejshëm të COVID-19.

Deri tani janë marrë këto masa:

• Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore çerdhe, kopshte, shkolla.
• Mbyllja e të gjitha Qendrave Ditore Të Kujdesit Social për fëmijë dhe të moshuar.
• Mbyllja e Qendrës Ditore të Zhvillimit Atelie.
• Kufizimi i lëvizjeve dhe vizitave në Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit dhe Shtëpinë e Foshnjës.
• Mbyllja e sporteleve të ofrimit të shërbimeve pranë bashkisë, rajoneve dhe njësive administrative dhe kalimi i ofrimit të shërbimeve online.
• Pezullimi i të gjithë kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
• Mbyllja e muzeumeve.
• Mbyllja e Bibliotekës Publike.
• Pezullimi i veprimtarëisë së Qytezës së Fëmijëve.
• Dezinfektimi periodik i mjeteve të transportit urban dhe rrethqytetas dhe është pezulluar lëvizja e tyre.
• Janë dezinfektuar Qendra Rezidenciale e Zhvillimit dhe Shtëpia e Foshnjës.
• Dezinfektimi i konteniereve dhe vendeve të grumbullimit të mbetjeve.
• Mbyllja e Tregut Industrial pranë ish UMB.
• Pezullimi i aktiviteteve sportive jashtëshkollore në të gjitha palestrat e shkollave.

Gjithashtu me qëllim shmangien e kontaktit fizik dhe grumbullimin e personave Shërbimet e sporteleve të Bashkisë Korçë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit dhe kutisë postare.

Janë pezulluar të gjitha lejet e shfrytëzimit të hapësirave publike nga baret dhe restorantet. Nuk do të ketë asnjë tavolinë jashtë lokaleve nderkohë që tavolinat brenda duhet te respektojnë distancën e lejuar 2 m larg njëra-tjetrës.

Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit vazhdojnë punën sensibilizuese në hapësira publike, parqe dhe lulishte për të mos lejuar grumbullimin e qytetarëve. Ekipet e Drejtorisë së Kontroll Territorit po kryejnë kontrolle të vazhdueshme në bare dhe restorante për respektimin e masave parandaluese.

Top Channel