Një 30-vjeçar nga Berati është vetëkarantinuar sot,pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Berat. Ai ka deklaruar se ka ardhur nga Greqia dhe pasi i është marrë tamponi për analiza, është izoluar në shtëpi.

Një 30-vjeçar nga qytetit i Beratit,ë shtē paraqitur mesditën e sotme në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat,ku ka deklaruar se, sapo ishte ktheyer nga Greqia.

Ai është izoluar në një dhomë të spitalit,deri sa i është bërë tamponi që është dërguar për analizim dhe është dërguar në shtëpi për tu vetëkarantizuar deri në daljen e përgjigjes së analizave. Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Shërbimit Epidemiologjik për qarkun Berat,Artan Mitre,i cili ka konfirmuar se 30-vjeçari ishte në gjendje të mirë dhe pa shenja klinike, por duke qenë se ka disa ditë që ka ardhur nga një shtet fqinj i prekur,është vetë paraqitur në spital.

Spitali Rajonal i Beratit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur së fundmi udhëtime në vendet e prekura nga COVID-19,të paraqiten pranë spitalit për të kryer analizat. Po kështu,spitali i Beratit u bën thirrje qytetarëve beratas që të mos dynden në spital për rastet e virozave të thjeshta por të paraqiten pranë mjekut të familjes,në mënyrë që në spital të paraqiten rastet e rënduara.

Top Channel