Franca në kaos nga protestat/ Vendoset shtetrrethimi i pjesshëm, kryeministri Lecornu paralajmëron gjendjen e jashtëzakonshme: Mund të ndodhë nëse…
Në puntatën e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma u diskutua edhe për shpërblimin që qeveria akordoi sot për efektivët e policisë që ishin në frontin e protestës.
“2500 euro shpërblim për policët për të gjuajtur qytetarët?”, ishte pyetja që Grida Duma i drejtoi, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosin, të vilës ky i fundit, iu përgjigj duke thënë se shpërblimi u dha sepse mbrojtën qytetarët, jo se i gjuajtën ata.
Pjesë nga debati:
Duma: Kam këtë parashtrim me ty, kemi vendimin e shpërblimit për efektivët e policisë
Klosi: Shumë mbështetje për këtë vendim, pa dyshim, po pse vetëm në Shqipëri po ndodh kjo, nuk po ndodh kjo në Francë, në Itali, në Belgjikë, në Portugali?
Duma: Tani mbështetje për t’i gjuajtur njerëzve? Më në fund mbështetje 2500 për t’i gjuajtur shqiptarëve? Tani unë nuk e di se si e mendoni këtë
Klosi: Jo e ke shumë gabim, jo për t’i gjuajtur shqiptarëve, për t’i mbrojtur shqiptarët
Duma: Jo jam vetëm mirë, domethënë japim 2500 euro shpërblim policit, që t’i gjuajë këtij që është i ri, është student apo s’është student
Klosi: Jo jo, nuk e pranoj këtë, unë mendoj që dhe ju e pranoni, për të mbrojtur shqiptarët, për të mbrojtur bizneset, godinat, institucionet
Duma: Cilat godina Blend se godinat janë shkatërruar tani?
Klosi: Këto që u dogjën pra
Duma: Po u dogjën pra, tani ju më mirë merrini këto para dhe jepjani bizneseve që të rindërtohen, ka ndodhur djegia.
Klosi: Po padyshim edhe ata do kenë ndihmën e tyre
Duma: Ju po i jepni policëve pasi, bizneset janë rrënuar, pasi bizneset janë vulosur me pllakatat e veta dhe ju sot thoni 2500 euro polici
Top Channel