Në Shqipëri u mbyllën shkollat për dy javë dhe u anuluan të gjitha aktivitetet masive, pas konstatimit të dy rasteve të infeksionit me virusin Corona.

Shqipëria konfirmoi këtë të hënë dy rastet e para me virusin Corona. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, Silva Bino, në një konferencë shtypi sqaroi, se “dy të infektuarit janë baba dhe bir, të moshës 54 dhe 28 vjeҫ”. Deri më tani ISHP ka konfirmuar plot 23 raste të infektuar me koronavirus dhe është shënuar vdekja e parë në qytetin e Durrësit.

Pas thirrjeve të shumta nga Shëndeti Publik, që të gjithë qytetarët të shmangin ambjentet e mbipopulluara, të qëndrojnë në shtëpi si dhe të marrin masat e duhura higjienike, mesa duket Korça po i ndjek me përpikmëri këto urdhëra.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, rrugët në pedonalen e Korçës janë bosh. Njerëzit qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe çdo biznes tashmë është mbyllur për të bërë të mundur parandalimin e këtij virusi.

Top Channel