Kryeministri Rama mesazh në celular administratës: Qëndroni në shtëpi, ju përqafoj nga larg

12/03/2020 13:41

“Edi Jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qef. Hap dritaret sa të mundesh. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”

Ky është mesazhi i kryeministrit të vendit Edi Rama,të cilin po e dërgon tek punonjësit e administratës por jo vetëm në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë në vendin tonë numri i të prekurve ka shkuar në 23, ndërsa një grua në Durrës humbi dje jetën duke shënuar viktimën e parë në vendin tonë nga koronavirusi.

Top Channel