Një djalë është arrestuar sot pasi ishte filmuar një ditë më parë duke futur gishtat në gojë e duke i fshirë më pas te hekurat e vagonit të metrosë në Bruksel, ne mes te epidemisë se koronavirusit.

Pasagjeri u filmua nga një tjetër udhëtar në Bruksel dhe shihet teksa ul kaskën e fytyrës së tij para se të fusë dy gishta në gojë e më pas t’i fshijë ato në mbajtësen e metaltë të vagonit.

Pak më vonë klipi u shpërnda në rrjetet sociale dhe postuesi komentonte: “Shikoni çfarë bën ky bit k..ve në dorezat e transportit publik. Më mirë mos prekni hekurat”.

Policia belge e transportit duket se veproi menjëherë ndaj ekspozimit.

Kompania e Transportit tha më tej: “Një i ri (i intoksikuar) u arrestua nga policia dhe shërbimet tona të sigurisë pas denoncimit. Treni në fjalë është tërhequr nga shërbimi për dezinfektim”.
Sot në Blegjikë kishte dy vdekje të tjera nga virusi i tmerrshëm, dy burra 73 e 86 vjeç.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel