Rama masë tjetër ndaj koronavirusit: Drejtoria e Transportit mbyll shërbimet në gjithë Shqipërinë

12/03/2020 14:01

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar do të mbyllë shërbimet në gjithë Shqipërinë deri në një urdhër të dytë.

Kjo masë vjen si një tjetër “shtrëngim” për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“? DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TRANSPORTIT RRUGOR SHQIPTAR DO TË MBYLLË SHËRBIMET E SAJ NË TË GJITHË SHQIPËRINË DERI NË NJË URDHËR TË DYTË

? NUK JEMI NË EMERGJENCË AS PËR PATENTA TË REJA AS PËR NDRYSHIME TË PRONËSISË SË MJETIT, PO PËR TË MBROJTUR VETEN, NJËRI-TJETRIN DHE SHQIPËRINË NGA ARMIKU I PADUKSHËM QË NA VJEN TË GJITHËVE RROTULL, DUKE KËRKUAR PENGJE NË FAMILJET TONA

? NDJESË 1000 HERË PO KJO ËSHTË LUFTË DHE NUK FITOHET NDRYSHE?”, shkruan Rama.

Top Channel