Sensori i ri Bluetooth mund të zbulojë arrestin kardiak 10 ditë para se ai të ndodhë dhe me saktësi deri në 80 për qind.

Fllasteri në gjoks përcjell ritmin e zemrës, kualitetin e gjumit, numrin e hapave dhe qëndrimin e trupit. Të dhënat dërgohen në aplikacionin për telefona të zgjuar, i cili përdorë inteligjencën artificiale për të përcaktuar parametrat për secilin pacient. Nga këtu, mund të zbulohet kur funksioni kardiak fillon të përkeqësohet para se mjekët të zbulojnë se diçka nuk është në rregull.

Shkencëtarët e Universitetit të Shëndetit në Utah dhe Sistemi Shëndetësor i Salt Lake City thonë se teknologjia do të zvogëlojë numrin e urgjencave.Shkencëtarët monitoruan 100 pacientë me dështim të zemrës, në moshën mesatare 68-vjeç, të cilët mbanin një fllaster me sensor deri në tre muaj në gjoksin e tyre.Paralajmërimi nxitet kur informacioni devijon nga normalja dhe tregon se gjendja e zemrës së pacientit po përkeqësohet.

“Ky studim tregon se ne mund të parashikojmë me saktësi mundësinë e shtrimit në spital për përkeqësimin e dështimit të zemrës shumë kohë para se mjekët dhe pacientët të dinë se diçka nuk është në rregull,” tha autori kryesor i studimit, Josef Stehlik.

“Mundësia për të zbuluar me lehtësi ndryshimet në zemër sa më shpejt, do t’i lejojë mjekët të fillojnë ndërhyrje të shpejta që mund të parandalojnë ri-shtrimin në spital dhe të parandalojnë përkeqësimin e dështimit të zemrës”, shtoi ai.Dështimi i zemrës do të thotë që ajo nuk është në gjendje të furnizojë me gjak, në raste të tjera nuk ka forcë të mjaftueshme për të mbushur pjesën tjetër të trupit me gjak.

Top Channel