Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona, autori kishte në shënjestër hebrenjtë që jetonin në zonë Kroacia nuk ka shënuar asnjë rast të ri infektimi nga koronavirusi, deklaroi ministri vendas i Shëndetësisë, Veli Berosh.
Duke folur për Radio-Televizionin e Kroacisë, Berosh deklaroi gjithashtu se testet e tre pacientëve të parë që u konfirmuan me Covid 19 në datat 25 dhe 26 shkurt, tani kanë dalë negative. “Nëse kështu do të rezultojnë dhe analizat e tjera, brenda 48 orëve ata do të shkojnë në shtëpi”, sqaroi ministri. Kroacia numëron gjithsej 19 të infektuar dhe numri i tyre nuk ka lëvizur.
Aktualisht, në qytetin e Splitit, 28 vetë ndodhen në karantinë, ndërsa në Dubrovnik janë izoluar dhe dy të tjerë. Nga vendet e Ballkanit, aktualisht vetëm Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus. Ministri kosovar I Transportit dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, njoftoi se është marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të të gjitha linjave ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Ministri sqaroi se vendimi u mor ne bazën e në rekomandimin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës për zonat me rrezik të mesëm dhe rrezik të lartë.
Ai hyn në fuqi nga 13 marsi, në ora 15:00. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu, kërkoi nga veç të tjerash mbylljen e të gjitha shkollave që funksionojnë në veri të vendit me plan dhe program të Serbisë. Qeveria e Kosovës mbajti të mërkurën një mbledhje të jashtëzakonshme, ku vendosi pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat publike dhe private, të të gjitha niveleve, deri në 27 mars, si masë parandaluese kundër koronavirusit. Bazuar në informacionet e Radios Evropa e Lirë nga terreni, mësimi në shkollat serbe në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Lumit Ibër, të enjten është zhvilluar normalisht.
Top Channel