Koronavirusi/ UKT mbyll sportelet, shërbimet online ose tek zyra qendrore

12/03/2020 13:33

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e sotme, datë 12. 03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Njësitë UKT. 

Për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus) njoftojmë se Pikat UKT dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.

Për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative:

Aplikacionet Bankare  e-Banking
Easy Pay
Western Union
AK Invest
si dhe në Zyra Qendrore të UKT-së ku do të sigurohet shmangia e radhëve dhe respektimi i distancës së lejuar nga autoritetet për në këtë situatë.

NJOFTOJMË të gjithë qytetarët që për defekte apo probleme të tjera që lidhen me Ujësjellës Kanalizime Tiranë mund të marrin në çdo kohë në numrin tonë të gjelbër 0800 44 88, i cili do të jetë aktiv 24 orë, si dhe në platformat tona online:

facebook- Ujësjellës Kanalizime Tiranë
[email protected]
[email protected]

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin në përballimin së bashku të kësaj situate,

UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË

Top Channel