Çelja e qershive në Japoni, Covid-19 kërcënon sezonin

12/03/2020 17:39

Të ndalosh japonezët të mblidhen për të shijuar sezonin e çeljes së luleve të qershive, për shkak të koronavirusit, është si tu ndalosh italianëve, përqafimet.

Të paktën kështu mendon guvernatorja e Tokjos Yuriko Koike sidoqoftë i kërkoi njerëzve të hezitonin hanamit tradicionale, që janë festa në të cilat miq dhe familjarë, mblidhen nën qershitë e lulëzuara për piknik, me ushqime dhe pije. Pas një takimi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Koike tha:

“Unë mendoj se ti refuzosh japonezëve hanamin, është njësoj si tu marrësh përqafimet italianëve. Por ne duhet ti kërkojmë njerëzve të përmbahen nga shumë gjëra, si p.sh. festat në park”.

Meteorologët presin që çelja e luleve të qershive të fillojë rreth 17 marsit në Tokio. Koike, më herët kishte thënë se eventet në ambjente të mbyllura do të shtyheshin ose anuloheshin nga 22 shkurt më 15 mars. Maratona e Tokjos më herët këtë muaj, u kufizua me atletët elitarë, por Koike dhe të tjerë zyrtarë kanë insistuar se përgatitjet për lojërat olimpike, që do të hapen më 24 korrik, do të vazhdojnë siç ishte planifikuar.

Italia, është vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë dhe është vendosur e gjitha në karantinë mbrojtëse. Italianëve u është kërkuar të qëndrojnë të paktën një metër larg njëri tjetrit dhe shtrëngimet e duarve dhe përqafimet, janë ndaluar.

Top Channel