Nëse një ditë më parë, njerëz të moshës së tretë, shiheshin të grumbulluar duke folur apo luajtur, veçanërisht nëpër parqe, sot situata duket ndryshe.

Këta persona i kanë shmangur daljet, po ashtu janë mbyllur baret e restorantet, edhe qarkullimi i makinave është zvogëluar ndjeshëm.

Jemi ndërgjegjësuar familjarisht. Unë e ndalova edhe djalin të më vinte nga Kanadaja, kishte prerë biletën 4300 Euro.

Masat duheshin marrë, pasi sëmundja erdhi dhe duhet ruajtur vetja dhe familja.

Ne i kemi kufizuar lëvizjet. Vajza ime drejton një fabrikë këpucësh, të cilën e mbyllën sot, se kanë 300 punëtorë. Djali dhe nusja punojnë nga shtëpia.

Unë eci në këmbë dhe kthehem po në këmbë. Dal vetëm për pazar. Nuk po na lënë të luajmë, policë gjithandej.

Nuk po shoh ndonjë specialist kompetent, që të mbushë mendjen, si ajo inxhinierja që doli atëherë për tërmetin. Masat duheshin marrë më kohë.

Megjithëse thuhej më të madhe, u desh shtrënguar dara që të merrnim vesh neve, se deri dje lokalet i kishte plot e përplot, sikur kishin marrë pushime.

Top Channel