Vetëm pak minuta pas nisjes, ndërpriten zgjedhjet për kreun e degës së PD në Korçë, shkak dyshohet të jenë debatet për listat e votuesve

03/05/2026 08:49

Zgjedhjet për kreun e degës së PD janë ndërprerë vetëm pak minuta pas nisjes.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel në Korçë, Dhorjela Çule Komisioni ka marrë kutitë dhe është larguar nga selia ku do të zhvillohej edhe procesi.

Shkak janë bërë debatet për listat e votuesve.

Për kreun e degës së PD në Korçë garojnë 2 kandidatë, Irvin Bode dhe Harito Zoto.

Top Channel